LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Automjeti del nga rruga, plagosen dy pasagjere

20 Korrik 2016, 15:21, Aktualitet CNA

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga në afërsi të ?Urës së Bulgarecit?, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku për pasojë janë aksidentuar dy pasagjere në këtë mjet.

Sipas një informacioni paraprak nga policia, mjeti që ka dalë nga rruga është me targa KO8229B, me drejtues shtetasin E.Q, ndërsa pasagjeret e dëmtuara janë V.Q dhe J.Q.

Të dëmtuarat, po trasportohen në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

U ngrit grupi hetimor dhe punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /citynews/

Lajmet e fundit nga