Connect with Us

Selami në grupin e PD-së/ Na keni futur në kurthin e sherrit me ndërkombëtarët

Aktualitet

Selami në grupin e PD-së/ Na keni futur në kurthin e sherrit me ndërkombëtarët

Publikuar

-

/

Deputeti demokrat Eduart Selami ka folur me një gjuhë të ashpër në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku po vijojnë diskutimet lidhur me Reformën në Drejtësi dhe qëndrimet që do mbajë selia blu në vazhdim të negociatave.

“Na keni futur në kurthin e sherrit me ndërkombëtarët” mësohet të ketë thënë Selami në mbledhjen e sotme, ndërsa më herët ai deklaroi votën pro Reformës në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Pse PD kërkon Gjykatën Kushtetuese për çështjet zgjedhore?

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Selami tha se mosvotimi i Reformës me konsensus do të ketë pasoja mbi kreun e PD-së Lulzim Basha, dhe jo mbi Partinë Demokratike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Me 8 janar ra maska e Bashës”/ Bylykbashi: Mbyti demokratët me gaz

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se në protestën e 8 Janarit ka rënë maska e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha.

Në një dalje televizive, Bylykbashi ka theksuar se Basha ka dalë ai që është në sy të demokratëve, si një njeri që urdhëroi të hidhej gaz lotsjellës ndaj demokratëve duke i helmuar ata edhe me lëndë të tjera asfiksuese.

Më 8 janar ka rënë plotësisht maska e Lulzim Bashës, ka dalë ekzakt ai që është, por ka dalë në sytë e demokratëve. Demokratët që shihni pa ndjenja nga gazi lotsjellës që është hedhur nga brenda PD-së, nga policia që ka hyrë në momentin kur është hapur porta dhe demokratët hynë brenda, përveçse ishin hedhur lëndë të tjera asfiksuese. I kam parë, s’kam nevojë të provoj gjë, të gjithë e kanë parë.

Këto ndodhnin nga brenda PD-së, më pas kur ra porta e blinduar erdhi policia me një preçizion në kohë të paparë”, tha Bylykbashi.



LEXO EDHE:  Shehaj “nxjerr zbuluar” Bashën/ “Mandatet i dogji pa asnjë konsultim, nuk ka zhvilluar kurrë mbledhje”

LEXO EDHE:  Halimi: Kuvendi është mbushur me deputetë me rekorde kriminale

Deputeti shprehet se policia ka qenë e koordinuar plotësisht me Lulzim Bashën, duke nënkuptuar kështu se mes policisë dhe kryetarit të shkarkuar ka patur një bashkëpunim.

Është një godinë që me ato ndryshime që i ka bërë Basha, as ne nuk e dinim se çfarë ishte selia e PD-së. Policia e dinte me precizion, me saktësi, me një plan të koordinuar me Lulzim Bashën hyri dhe përdori dhunë ndaj protestuesve të PD-së. Demokratët kërkonin të hynin në shtëpinë e tyre, të hapnin derën që ja kishte mbyllur një uzurpator i shkarkuar.

Nuk ka një të cënuar nga personat që kanë qenë brenda dhe as nga forcat e policisë. Ata që janë dhunuar me leje, me thirrje nga Basha janë demokratët që shkuan të protestonin, ishin ata që kishin votuar për ta shkarkuar” ka vijuar më tej Bylykbashi.

Demokratët kanë shkuar në burgje për Bashën dhe në fund ai i mbyti me gaz”, tha deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “nxjerr në sulm” edhe anëtarët e Kryesisë/ Pranojnë dhunën: Çfarë u hodhëm demokratëve

Publikuar

-

Nga

Taulanda Jupi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, tregoi përjetimet e saj nga brenda selisë, ditën e protestës së 8 janarit.

Në një intervistë për emisionin Debat me Alba Alishanin në A2CNN, Jupi ka nisur të justifikojë veprimet e Bashës, duke theksuar se dhuna ishte e orkestruar.

“Unë kam qenë në selinë e Partisë Demokratike, për mbledhjen e Kryesisë, që nisi rreth orës 09:00. Ajo që përjetova atë ditë, do të duhet kohë të më hiqet nga kujtesa. Ka nevojë për reflektim mes demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Gjithçka që ndodhi aty nuk duhet ta shohin sot qytetarët shqiptarë. Mbaj mend që isha në sallën e madhe, kur më fluturuan para fytyrës gura, sende të forta, dhe një pjesë e xhamave u thyen. Është ushtruar dhunë ndaj selisë së partisë dhe njerëzve që ishin brenda në të. Ishte dhunë e orkestruar, pasi kur vjen në protestë paqësore, nuk vjen me çekanë dhe gurë me vete”, u shpreh Jupi.

LEXO EDHE:  Firmat për Kuvendin e 11 Dhjetorit/  Agron Shehaj do të nis verifikimin

LEXO EDHE:  Shehaj “nxjerr zbuluar” Bashën/ “Mandatet i dogji pa asnjë konsultim, nuk ka zhvilluar kurrë mbledhje”



Sipas saj, gazi lotsjellës është futur në seli nga xhamat e thyer të sallës së mbledhjeve.

“Në sallën ku unë kam qëndruar, janë hedhur vetëm dy bombola nga ato që përdoren për të fikur zjarrin. Nuk ka pasur gaz lotsjellës. Unë gazin e kam ndjerë kur erdhi policia dhe e hodhi atë”, theksoi Jupi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albana Vokshi publikon foton/ Ja si është dhunuar kryetarja e LDG në Divjakë në protestën e 8 Janarit

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputetja Albana Vokshi ka publikuar foton e kryetares së LDG në Divjakë e cila shfaqet më sy të mavijosur në protestën e 8 Janarit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vokshi kritikon ashpër të gjithë ata që po mbrojnë dhunën e ushtruar ndaj grave e burrave demokratë me urdhër të Lulzim Bashës.

Për të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standart të prodhuara nga zyrat e shtypit legale të Lulzim Bashës:

– Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës;

– Turp për ju që ankoheni që ju ka dhimtur koka nga gazi që u hodh mbi ne nga brenda PD, nga ambjentet ku ishit strehuar ju ndërkohë që gra demokrate u gjakosën duke u munduar të shpëtonin nga gazi helmues që u hodh nga policia e Ramës me kërkesën tuaj për t’ju mbrojtur juve e rehatinë tuaj;

– Turp për ju që nuk folët, nuk u distancuat kur selia e PD, shtëpia jpnë e përbashkët u bë fole për personat e armatosur e ata me të shkuar kriminale;

– Turp për ju që bëtë festë në të njëjtat ambjente nga u ushtrua dhunë, u hodh gaz, pluhur zjarrfikëseje, ujë, gurë, xhama, karrike, tavolina mbi kokat tona, e dhjetëra demokratë përfunduan me probleme shëndetësore në spitale;



LEXO EDHE:  Rama nxjerr bllof PD-në/ Publikon me video faktet: Vazhdon avazi i ulët i mishit për top…

LEXO EDHE:  “Basha është bërë kamikaz”/ Manjani: Më shqetësojnë “kapuç zinjtë” që e mbrojnë

– Turp për ju që cuat në komisariate dhjetëra demokratë që kanë 30 vjet sakrifica në PD;

– Turp për ju që nuk folët për gratë e vajzat demokrate që u sulmuan e u dhunuan turpshëm nga partia e tyre apo nga Policia Ramës me kërkesë e urdhër të Bashës për të mbrojtur interesat e tij personalë;

– Turp për ju që tradhëtuat besimin që ju dhanë gratë e burrat demokratë që sakrifikuan e nuk ju tradhëtuan kurrë në 30 vjet;

Edhe sikur një ditë të kishte Sali Berisha në politikë, pas atij do të shkoja, sepse me të ka shpresë për ndryshim, ka shpresë për rithemelim, ringritje e ardhje në pushtet.  E nuk do të ndiqja njeriun që njeh vetëm humbje e për mision ka shkatërrimin e PD dhe opozitës, shuarjen e pluralizmit!!

Por, ka shpresë! Ata janë demokratët të cilët kanë marrë në dorë fatet e PD!!!

Në demokraci sovrani vendos!!!

Shënim: në foto Elisabeta Rredhi, Kryetare e LDG Divjakë, dëmtuar në sy gjatë protestës para selisë së PD dt 8 janar 2022”, shkruan Albana Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE