Connect with Us

Prokuroria heton pasurinë e gjyqtares Majlinda Andrea

Aktualitet

Prokuroria heton pasurinë e gjyqtares Majlinda Andrea

Publikuar

-

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim ndaj pasurisë së gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, dhe bashkëshortit të saj Odhise Andrea, i kërkuar nga drejtësia për shkak të masës së arrestit.

Gjyqtarja Andrea u kthye dje nga Italia, por pa bashkëshortin e saj. Ajo u largua vetëm pak orë pasi Gjykata vendosi masën e pezullimit nga detyra dhe arrest me burg për bashkëshortin.

Pritet t’i dërgohet shkresë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, si dhe hipotekave e bankave për të marrë një përgjigje mbi pasuritë e çiftit që po hetohet për korrupsion.

Gjyqtarja Majlinda Andrea, 47 vjeç, sapo ka mbushur tetë vjet nga mandati i saj i ushtrimit të funksionit të gjyqtarit në Gjykatën e Lartë. Emërimi i saj në trupën gjyqësore të kësaj gjykate u dekretua më 8 korrik 2008 nga ish-Presidenti Bamir Topi.

Ajo përfundoi studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1991 dhe nga viti 1992 deri në 2008 ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e Odhise Andreas.

Bashkëshorti i gjyqtares Andrea aktualisht mban detyrën e këshilltarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë. Referuar deklaratave të pasurisë së gjyqtares Andrea pranë Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë të periudhës 2012-2015, të publikuara nga “Open Data Albania”, Odhise Andrea ka nisur detyrën në Kuvend në vitin 2014. Më herët, ai ka qenë drejtor teknik në një kompani private sigurie, si edhe administrator në shoqërinë “GranitImport-AL”. Pas vitit 2013, ai figuron si ortak pasiv në këtë shoqëri, administrator i së cilës rezulton të jetë bërë djali i tij.

Referuar deklaratës së pasurisë se gjyqtarja Majlinda Andrea nuk përfshihet te njerëzit e pasur të Gjyqësorit në Shqipëri. Kategoritë e formularit “të ardhura nga bonuset”, “të ardhurat si anëtare bordesh”, “të ardhura nga bizneset”, “të ardhura nga qiradhënia”, apo “të ardhura nga çelja e trashëgimisë” janë krejtësisht bosh.

LEXO EDHE:  Ultimatumi i radhës nga OFL/ Kërkohet deklarimi i pasurisë për dy vlonjatë të dënuar në Itali

Për vitin 2015, gjyqtarja Andrea ka deklaruar të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet shumën 1 576 316 lekë. Me tej, ajo ka deklaruar të ardhura nga interesat bankare dhe të kredidhënies në shumën 162 euro si shtesë nga interesat vjetore, dhe shumën 68 euro si shtesë të një depozite nga interesat bankare.

Në kategorinë e familjarëve gjyqtarja ka deklaruar pagën e bashkëshortit Odhise Andrea pranë Kuvendit të Shqipërisë si këshilltar, në vlerën 1 129 734 lekë. Pagë tjetër familjari e deklaruar është ajo e djalit të saj, K. Andrea, pranë shoqërisë “GranitImport-AL” shpk, në vlerën 798 000 lekë.

Po ashtu, është deklaruar vlera prej 2 150 000 lekësh të bashkëshortit si ortak pasiv që ka marrë divident për vitin 2014 nga kjo shoqëri.

Për ILDKP-në gjyqtarja ka deklaruar shtesën e krijuar në një depozitë të krijuar nga të ardhurat e familjarëve plus 22 mijë euro, gjendje llogari bankare 71 800 lekë dhe tërheqje nga një depozitë në të e vlerës 30 000 euro për blerje të një apartamenti në Tiranë, në shkurt në 2015. /citynews/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Publikuar

-

Nga

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku ndër të tjera thuhet se “Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin”.

Në një postim në rrjetet sociale, Denis Dyrnjaja shkruan se togfjalëshi “çdo mjet”, është gjithë thelbi i deklaratës.

Sipas tij, “Tik Taku” po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm.

“Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin!

Thelbi i gjithë kësaj fjalie brenda mesazhit të lëshuar nga Ambasada Amerikane është te togfjalëshi “çdo mjet”. Kush nuk lexon, nuk dëgjon dhe nuk kupton ose bën sikur ose është naiv. Trimëria dhe sfida alla komuniste ndaj komplotistëve dhe imperialistëve amerikanë ngjajnë shumë po shumë idioteske. “Çjerrja” dhe “demaskimi” i armiqëve është një histori e vjetër por që funksiononte kur populli jetonte në errësirë dhe terr informacioni. Sot që të gjithë e dinë se ç’bëjnë të gjithë, si e vështirë të besohen dokrrat dhe predikimet e ndershmërisë. Tik Taku po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm. Kujdes nëpër letra ka gjithmonë gjurmë papastërtie që kujtojnë atë shprehjen e bishtit të qenit, i cili bisht qeni mbetet.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, 100 milionë dollarë pasuri në Angli?/ Detajet që ngrejnë dyshime

LEXO EDHE:  "Deklaroni pasurinë!"/ Kush janë katër "të fortët" në rrjetën e OFL

Imagjinoni që pas kësaj shprehje qëndron treshja Joe Biden (President i SHBA) Antony Blinken (Sekretar i Departamentit të Shtetit) dhe përfaqësuesja e tyre në Shqipëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Nga ana tjetër Berisha dhe ca hyzmeqarë, puthadorë, apo “doracë” korruptivë pushteti. Përballje e ekuilibruar duket”-shkruan Denis Dyrnjaja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U takua me një ish-Sigurims”/ Jozefina Topalli hedh poshtë lajmin: Sot ndjej vetëm neveri

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, ku ndër të tjera thuhej se një ish-Sigurims thuhet se është takuar me Topallin, në vitin 1988, në Uzinën e Telave.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli hedh poshtë lajmin në fjalë, ndërsa thekson se ajo kurrë nuk ka punuar në Uzinën e Telave.

Gjithashtu Topalli shkruan se për shkak të “biografisë së keqe”, nuk është lejuar të studiojë as të punojë, as ajo dhe as motra dhe as vëllai I saj.

Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.

Sot ndjej vetem neveri.

Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.”-shkruan Jozefina Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Izolohet zjarri në Vithkuq dhe Maliq/ Zjarrfikëset në gatishmëri  

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë prej disa ditësh vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak të zjarreve.

Ndërkohë, zjarret duket se nuk kanë kursyer as Korçën, ku situate më problemtaike ishte në fshatin Vithkuq dhe në Maliq, por pas disa orësh “luftë” me flakët, duket se zjarri është neutralizuar.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se zjarri në Vithkuq është izoluar, ndërsa në gatishmëri janë 2 mjete zjarrfikëse nëse ka sërish probleme në zonë.

Po ashtu, edhe në Maliq u neutralizuan 6 vatra zjarri, përkatësisht në Moglicë, Zboq, Berras, Vashtemi dhe në blloku 3 i Maliqit.

Të njëjtat burime theksuan se po punohet me 3 grupe në terrene të ndryshme, aktive vetëm vatra e Këmbëthekërit.

LEXO EDHE:  “Deklaroni pasurinë!”/ Kush janë katër “të fortët” në rrjetën e OFL

LEXO EDHE:  Angelina Jolie merr vendimin drastik/I lë pasurinë vetëm njërit prej fëmijëve

Është arritur të neutralizohet zjarri i rënë në pyjet e Vithkuqit.

Në gadishmëri në zonë janë 2 mjete zjarrfikëse 1 i bashkisë Korçë dhe 1 i FA,  punonjës të njësisë dhe 10 nga FA për çdo rast riaktivizimi të vatrave. Është arrtiur të shpëtohet tashmë manastiri 300 vjeçar i Shën Pjetrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndaj po hetohet në lidhje me autorët. Sipërfaqja e djegur shkurre dhe pisha 2.5-3 HA.”-është shprehur prefekti i Qarkut Dhori Spirollari./CNA.al

LEXO TE PLOTE