LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta përmendi 21 herë fjalën burg/ Gjuha shkon ku dhemb dhembi?

19 Korrik 2016, 14:12, Aktualitet CNA

Konferenca për shtyp e kreut të LSI-së Ilir Meta gajtë ditës së dielë tensionoi situatën politike në vend.

Gjatë fjalës së tij në lidhje me reformën në drejtësi dhe zhvillimet politike, fjala që Meta ka përdorur më shumë ishte ?burg?. Ai e përdori atë plot 21 herë, duke e ngritur si shqetësim gjatë diskutimeve dhe akuzave politike mes palëve.

?Kemi vënë re në vend të këtyre përpjekjeve, shkëmbime të vazhdueshme të akuzave se kush e ka vendin në burg sipas reformës së re të drejtësisë. Njëra palë, palën tjetër dhe kështu reciprokisht, a thua se kjo reformë bëhet thjesht për të futur disa politikanë në burg!?

Më pas, sic shihet edhe në fotot e mëposhtme, fjala burg gjendet kudo në fjalimin e Metës. Ndoshta ky nënvizim kaq i shpeshtë i fjalës burg tregon se Meta ishte në një situatë paniku. Por, ditën e djeshme, gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu, kreu u

Kuvendit duket se e harroi këtë fjalë derisa gazetari ia kujtoi faktin e përmendjes së shpeshtë gjatë konferencës për shtyp. Nga përgjigja që dha kryeparlamentari u duk se kërkoi ti shmangej pyetjes për arsye të cilat vetëm ai i di.

Ju tremb personalisht ju, z. Meta, reforma në drejtësi? A keni frikë ju nga një drejtësi ndryshe nga kjo që është deri tani? Në fjalën tuaj, ka bërë përshtypje fakti se fjalën ?burg? e keni përmendur 11 herë. Kaq frikë keni realisht nga burgu pas reformës në drejtësi?

“Së pari, të jeni i sigurt që jam më i qetë se kushdo tjetër për reformën në drejtësi. Së dyti, Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike, e cila nuk ka pasur asnjë arsye të mbrojë sistemin aktual. Përkundrazi, ka qenë mjaft mbështetëse për një ndryshim të thellë dhe të plotë të sistemit aktual të drejtësisë, ashtu sikurse nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shqetësim për të kapur sistemin e ri. I vetmi angazhim dhe preokupim imi dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbetet stabilitetit i vendit dhe forcimi i institucioneve në vend. Unë vazhdimisht gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë i angazhuar në këtë drejtim, duke e bërë të qartë që ne nuk duhet të lejojmë një situatë në Shqipëri si ajo në Maqedoni, në kuptim të ngërçit institucional dhe të krizës politike, e cila nuk po zgjidhet edhe pse ka një 1 vit që janë angazhuar zyrtarë nga më të lartët të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara.?, tha Meta

Brenda dy ditësh, Ilir Meta u tërhoq nga fjala ?burg?, por u tërhoq edhe nga qëndrimi i tij për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, për të cilat kishte shprehur bindjen se do ti jepnin zgjidhje ngërçit politik./citynews

 

Lajmet e fundit nga