LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktohet pazari i Ramës me Arben Malajn/ Citynews e zbardhi një javë më parë

19 Korrik 2016, 17:12, Aktualitet CNA

Sot është faktuar ajo që citynews e zbardhi një javë më parë.

Bëhet fjalë për pazarin e Kryeministrit Edi Rama me ish-Ministrin e Financave Arben Malaj.

Ky i fundit është propozuar nga qeveria për të qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, post ky i mbajtur më heret nga socialistja Ermelinda Meksi që dha dorëheqjen në muajin shkurt të këtij viti.

Citynews një javë më parë raportoi se Malaj do të propozohej në postin në fjalë, duke shtuar se mbështetja që Rama po i jep Malajt për Këshillin Mbikqyrës, ndoshta është një tentativë e Kryeministrit për të minimizuar çdo lëvizje që mund t?i krijohet nga ish-deputetë socialistë, të cilët prej disa vitesh janë spostuar nga çdo strukturë vendimmarrëse në Partinë Socialiste.

Malaj raportoi sot në komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku foli edhe për Reformën në drejtësi, për të cilën tha se ka një impakt të madh jo vetëm për aspektin politik dhe atë integrues të vendit, por sidomos edhe për impaktin ekonomik./citynews

Lajmi i citynews

Zbardhet pazari i Edi Ramës me Arben Malajn

 

Lajmet e fundit nga