LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtësia/A po sillet Ilir Meta si President i Republikës?

19 Korrik 2016, 11:34, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë 48 orëve të fundit, ka zgjedhur pozicionin mbi palët në lidhje me reformën në drejtësi.

Së pari Ilir Meta theu heshtjen, ndryshe nga sa kishte deklaruar se do të fliste për drejtësinë vetëm në 21 Korrik, ndërsa dy ditë më parë u shfaq në një komunikim me mediat, herë duke këshilluar palët të arrijnë konsensusin dhe herë duke paralajmëruar se mund të tërhiqej nga Qeveria dhe t?I hapte rrugën një qeverie teknike me teknicienë.

Agresiviteti i shfaqur mesditën e së dielës kur deklaroi daljen nga koalicioni, dorëzimin e postit të tij, tërheqjen e ministrave dhe hapjen e rrugës për një qeveri teknike, u zëvendësua brenda pak orësh me sjelljen tjetër, atë të një politikani mbi palët, edhe pse bën pjesë në një koalicion qeveritar dhe ka po aq përgjegjësi sa Kryeministri, për gjithçka që ka lidhje me Qeverinë dhe raportet e saj me opozitën.

Roli që ka marrë Kryetari i LSI-së nuk ka lidhje aspak me atë që ai përfaqëson, qoftë në funksionin e një kryetari partie, qoftë në atë të bashkë-kryetarit të koalicionit.

Meta po shfaqet si negociatori mes PD dhe PS, si politikani që arrin të bindë brenda pak orësh qoftë Kryeministrin ashtu edhe Kreun e PD-së për t?u takuar, që jep garancitë që reforma do të miratohet me konsensus dhe sipas Venecias, që garanton të drejtat e opozitës në këtë proces, por edhe të mazhorancës njëkohësisht.

Në anën tjetër, tabloja që shfaqet është krejt e ndryshme nga optimizmi i Metës. Basha dhe Rama në distancë vijojnë akuzat dhe replikat duke drejtuar gishtin ndaj njëri-tjetrit si bllokues të procesit.

Por, edhe këtu ai ka zgjedhur të ndërhyjë, sërisht duke mos mbajtur kah, por duke u shfaqur mbi palët.

Kryeparlamentari ka këshilluar drejtuesit e dy partive kryesore që të lënë mënjanë retorikat politike, sikundër një mesazh të tillë ia ka drejtuar edhe diplomatëve, për të lënë mënjanë akuzat dhe drejtimin e gishtit mbi fajtorin që po bllokon reformën.

Meta vlerëson si të jashtëzakonshëm kontributin e Lulzim Bashës në procesin mbi drejtësinë, por shton se Kryeministri është më konstruktivi në procesin e negociatave nga të gjitha palët pjesëmarrëse.

Nëse kjo do të ishte një e vërtetë, dhe jo vetëm një deklaratë e bërë nga Ilir Meta, që duket se po luan rolin e një Presidenti mbi palët, atëherë negociatat do të kishin përfunduar me sukses, drafti do të ishte dakordësuar dhe gjithçka që do të ndodhte në seancën e së enjtes do të ishte thjesht një procedurë.

Duke se Meta ka nisur jo de jure por de  facto, zbatimin e marrëveshjes së shumëpërfolur të 2013 mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilës kreu i LSI merrte postin e Presidentit pas mbarimit të mandatit të Kreut aktual të Shtetit.

Mbrëmjen e djeshme në ?Opinion?, Meta u shpreh se që në  çdo rast, në të ardhmen, nuk do të pranoja të isha President i Shqipërisë pa konsensus me opozitën. /citynews/

Lajmet e fundit nga