LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Ose kalon Reforma në Drejtësi ose zgjedhje

18 Korrik 2016, 17:46, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi, vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Në një deklaratë të parë pas takimit me Kryeparlamentarin Ilir Meta dhe Kreun e PD-së Lulzim Basha, Rama tha se zgjidhja Kushtetuese është që Reforma të kalojë me 2/3 e votave të deputetëve, pra me 94 vota, ndërsa shtoi se miratimi i Reformës me 100% të votave është e mirëpritur.

“Votimi i reformës në drejtësi të jetë dita e bashkimit që do t’i çelë rrugë këtij revolucioni dhe momenti dramatik i ndarjes mes atyre që janë të vetëdijshëm në atë parlament se pse janë aty dhe që do ta përfaqësojnë me dinjitet ambicien e popullit shqiptar për tu çliruar nga kthetrat e një sistemi të korruptuar drejtësie i cili iu ka penguar të ardhmen për 25 vjet me radhë dhe atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal që po ndodh”, u shpreh Rama

Kreu i qeverisë tha se vullneti i PS-së është i qartë për të votuar reformën. “Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur t’i hapim rrugën këtij revolucioni dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria të ndahet nga një epokë e dominuar nga mungesa e drejtësisë. Vendosmëria jonë nuk lidhet me faktin që kjo është një reformë e cila është një detyrim karshi”, tha Rama.

“Si mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa politikën? Kush mund ta çelë rrugën e këtij revolucioni të madh veç politikës? Pamja që politika mund të bëjë shumë mirë dhe politika mund të bëjë shumë keq, e kemi përpara. Është reforma më e rëndësishme, më historike, që ne i kemi dhënë të gjithë mbështetjen tonë. Uroj deri në ditën e fundit që e enjtja të jetë dita e bashkimit të të gjithëve, por mund të jetë edhe momenti i ndarjes së madhe.

Duke pasur parasysh interesin që ka ngjallur takimi, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi deri në fund ti hapim rrugën këtij revolucioni. Vendosmëria jonë nuk lidhet me faktin që kjo ëhstë një reformë e cila është një detyrim karshi njerëzve, pasi ne kemi marrë një rrugë për tu bërë pjesë e BE, për tu ulur në tryezën e BE njëlloj sin ë atë të NATO

Ne smund ti lejojmë vetes, për asnjë arsye që vendin tonë ta marrin peng, për asnjë arsye numerik apo politik, të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë. Ne s?mund të damkosemi si vendi që nuk pati kurajon për shkak të përfaqësuesve të vet në Kuvend të kalojë reformën në drejtësi dhe refuzoi përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë në sistemin e kontrollit të gjytarëve dhe prokurorëve të korruptuar,

Çdo partner, çdo mik, çdo i huaj, që dëgjon se ky vend pret hapjen e negociatave, por refuzon partnerët ti hyjnë në shtëpi, është përtej çdo mundësie, për ta bërë PS bashkëfajtore.”

Lajmet e fundit nga