LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapa: Majestik' i Korçës

18 Korrik 2016, 17:52, Aktualitet CNA

Majestik’ i Korçës, një kafe në pjacë,
Vejnë shkojnë kohën kur s’dalin sullacë
Një pjes’ e rinisë, një pjesë zyrtarë;
Do t’ju them ç’dëgjova, do t’ju them ç’kam parë.
Që kur hyn ne dera e gjer ne bufeja
Plot klient’ është mbushur, s’ka ku hidhet veja;
Ca lozin, ca flasin, ca qërojn’ hesapin,
Të gjithë sa venë “pur buar” nuk japin.
Në tryezën ngjitur rrin’ ca pasanikë,
Që kur ngjau një vrasje u ka hyr’ një frikë
Që s’din ku të fshihen, ku t’i ven’ paratë,
Çdo «çoban» kur shohin tremben, u-ven’ shtatë.
Dhe rreth një tryeze, katr’a pesë veta
Thon’ të mbajn’ kobure, kujt i dhimset jeta;
Në për der’ e portë, hidhet një i pesti,
Paskan bler’ bilbilë, kyçet nga «Oresti».
Një tufë djelmosha, xholit i-a ka shtruar,
Dhe disa prej tyre janë dhe të martuar;
Vazhdon lojdra natën njërin bëjnë arkë;
Harrojnë se gratë i presin për darkë.
Ca gotat përpara dhe meze të mirë,
Njëri ka rakinë, tjetri po pi birë;
Zbrazin dhe urojnë se e bëri moti:
“Gëzuar o shokë, k’shu e lëntë Zoti.”
Se jan’ dy që rrinë zën’ kokën me dorë;
Mos u janë mbytur gjemitë në Vlorë:
Se si bëri njëri, u-kthye më nj’anë,
Dhe kur shtira sytë këta losnin «shanë».
Dy sheshe, dy beshe, dëgjohen më nj’anë,
Tavla po kërcet saa shurdhon dynjanë,
Dhe sa vjen më shumë zërin po e shtojnë,
E lozin me «marse», s’e lozin me «ojnë».
Katër në tryezë janë veshur shikm
Po lozin një poker aristokratik;
«Dy per» i thot’ njëri, tjetri thotë «flosh»,
Të tjerët nuk flasin, kanë letra bosh.
Ja ca djem të rinj pa qime në faqe,
Pan’ se vura veshin, qëndruan sa kaqe:
Njëri ka një letër që i-a paska shkruar,
Një vajz’ e qytetit q’e pat dashuruar.
Ca pa lesh në kokë flasin politikë,
Ç’bëhet në Evropë, ç’bëhet n’Amerikë,
Si qëndron sot Franca kundrejt Gjermanisë
Dhe në plastë lufta për shkak t’Japonisë.
Tre në një tryezë duhan’ ndis e shuaj,
Nuk janë korçarë, po janë të huaj;
Habiten për lluksin se e shkon Parizë
Dhe ankohen bota, thonë kemi krizë.
Një me bark të gjerë po flet për qamet,
U-tregon gjith’ miqve se kish një senet,
Kish lëshuar t’holla me fajde pa masë,
Dhe do merrte sh’pira me an’ të davasë.
Ca flasin për gjuhë dhe ca për muzikë,
Dhe, disa të tjerë kanë hall për prikë,
Ca avukatllëke, ca për mjekësinë,
Dhe një s’bënte fjalë veç për historinë.
Majestik’ i Korçës kafe mi kafetë,
Sa ri në tryezë garsoni vjen vetë,
Mbushur plot me njerës dhe gjer ne bufeja,
Ju lutem më falni se m’u-ftoh kafeja.
(Marrë nga gazeta “Rilindja”, Korçë, 1934, nr. 1)

Lajmet e fundit nga