LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, vriten 3 policë

17 Korrik 2016, 17:30, Aktualitet CNA

Zyrtarët në Baton Rouge të shtetit Luiziana njoftuan se janë qëlluar me armë disa policë: 3 prej tyre kanë mbetur të vrarë dhe të tjerë janë plagosur.

Një zëdhënës i policisë tha se një prej të dyshuarve është vrarë dhe dy të tjerë mendohet të jenë në kërkim.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, e cilësoi incidentin e sotëm “një sulm të papërshkrueshëm dhe të pajustifikueshëm ndaj të gjithëve ne në një kohë kur kemi nevojë për unitet dhe shërim.”

Në Baton Rouge pati një tjetër inrident me armë zjarri më fillim të muajit, kur disa policë vranë një afrikano-amerikan.

Alton Sterling u vra më 5 korrik, ndërsa po shiste CD jashtë një dyqani. Momenti i vrasjes së tij u regjistrua me një telefon celular dhe qarkulloi në mediat sociale.

Vrasja e Sterling, krahas me vrasjen e një afrikano-amerikani në shtetin e Minesotës, shkaktoi protesta lidhur me trajtimin e pakicave nga zyrtarët e ligjit.

Në njërën prej këtyre protestave një snajper afrikano-amerikan qëlloi me armë zjarri, duke vrarë pesë policë të bardhë në Dallas të Teksasit./VOA

Lajmet e fundit nga