Connect with Us

Server: Kosovës i duhet ushtria për mbrojtjen e territorit e sovranitetit

Aktualitet

Server: Kosovës i duhet ushtria për mbrojtjen e territorit e sovranitetit

Publikuar

-

/

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në një konferencë të organizuar nga ministria që ai drejton, për Brexit-in dhe ndikimin e daljes së Britanisë nga BE-ja, raporton KTV.

Kurse, eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Server, tha se më e mira që do të mund të bënte Kosova pas Brexit-it, është ta plotësojë sovranitetin e saj, të krijojë një ushtri të aftë për ta mbrojtur këtë sovranitet dhe të përpiqet të krijojë vende pune.

Server ka thënë se duhet pasur kujdes si po zgjidhet kufiri me Malin e Zi, pasi që shumë shpejt ai do të jetë kufi i NATO-s.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Haradinaj konfirmon koalicionin me PSD-në e Ahmetit

Kurse, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, tha se pasojat e para të Brexit-it tashmë janë shfaqur, pasi që Serbia po e rimendon pozicionin e saj në bisedimet me Kosovën.

Në këtë konferencë, u tha se do të duhet të kalojnë disa vjet që Britania e Madhe ta marrë veten pas daljes nga BE-ja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Nga lidhjet me Veliajn tek financimi i organizatës ‘Mjaft’/ Evi Kokalari i ‘mbyll’ gojën aktivistit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari i është përgjigjur sërish akuzave të Geri Kokalarit, i cili vijon të hedhë ‘baltë’ mbi figurën e kësaj të fundit.

Teksa i kujton lidhjet e ngushta me Erion Veliajn dhe Eduart Shalsin, Evi Kokalari shkruan se interesi i vetëm i Gerit është të përdhosë karakterin e kësaj të fundit dhe të ulë vlerën e mbështetjes ndaj Berishës.

Bashkangjitur një foto ku duket mamaja e Gerit me bluzën e ‘Mjaft’ dhe me Erion Veliajn në shtepinë e saj në Neë Jersey, Kokalari tregon se si Gary ka ndihmuar finaciarisht dhe organizatën ‘Mjaft’.

“Per gazetaret qe vazhdojne dhe I japin platform Gary Kokalarit i cili flet në emër të familjes:

Personalisht akoma nuk kam gjetur një Kokalar që është okay me ato që bën dhe thotë Gary. Madje, thonë se ai po turpëron familjen. S’do shumë shpjegim besoj që Kokalarët jane anti-komunist. I vetmi që duket se anon majtas në fakt, është Gary vetë. Nuk e di nese e ka se është kushëri i afërt me Shalsin që është deputet socialist, (Shalsi s’ka lidhje me Kokalaret), apo nga lidhjet e tij të ngushta me Erion Veliajn, për dasmën e të cilit mori mundimin të vij nga Amerika. Madje di t’ju them se ka ndihmuar dhe financiarisht organizaten ‘Mjaft’.

Ndërkohë, Gary nuk më njeh siç gënjen publikisht. Nuk di asgjë nga e shkuara ime dhe as të babait tim që ka qënë mjek i respektuar në Shqipëri. Por interesi i gazetarëve nuk është e verteta mbi te shkruaren time ose te familjes time. Interesi është të përdhosin karakterin tim që të ulin vlerën e mbështetjes ndaj Berishës.



LEXO EDHE:  Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Kosovë

LEXO EDHE:  Nga Sali Berisha/ 28 nëntori 1944, Shqipëria nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri

Nese gazetaret vërtet do kishin interes për te shkuarën apo preardhjen time, do kishin pyetur 100 Kokalarët e tjerë qe janë në Shqipëri dhe jo Gary që shumica e familjes nuk i flet me gojë. Në fakt, dhe Kokalarëve të tjere po ju vjen në majë të hundës me këtë individ që fatkeqësisht ndan të njëjtin mbiemër me ne.

Gjithsesi, mua nuk më dekurajoni, perkundrazi, si shumë bashkeatdhetarë të tjerë, jam më e vendosur sé kurrë për ta çuar deri në fund këtë lufte.

Shihemi në Foltore !!

P.s. Në foto mamaja e Garit me bluzën e ‘Mjaft’ dhe me Erion Veliajn në shtepine e saj në Neë Jersey”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pritja merr fund, Rey Manaj shënon golin e parë në Serinë A (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj po kalon një moment të mirë në Itali. Sulmuesi shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Sasuolos.

Pas nisjes me vështirësi të kampionatit, Manaj ka zhvilluar disa paraqitje të mira dhe po fiton besimin e trajnerit, i cili po e aktivizon më shpesh lojtarin.



Për shqiptarin ky ishte goli i parë në Seria A për këtë sezon.

LEXO EDHE:  Kriza politike në Kosovë/ Debate për rrugëzgjidhje në kohë pandemie

LEXO EDHE:  Baton Haxhiu: Albin Kurti synon që një ditë do të jetë kryeministër i Shqipërisë

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të bashkuar drejt fitores”/ Berisha mesazh demokratëve, një javë para Kuvendit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha ka falënderuar delegatët e e degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për firmat e Kuvendit të 11 Dhjetorit,

Berisha u ka bërë thirrjë të gjithë delegatëve që që të bashkohen me 11 Dhjetor.



“Falënderoj nga zemra delegatët firmëtarë të Degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne, në ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE