LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme/Braçe: Zgjidhja më e thjeshtë, referendumi për Drejtësinë

17 Korrik 2016, 13:54, Aktualitet CNA

Deputeti socialist Erjon Braçe kundërton propozimin e Kryetarit të Kuvendit, njëherëz edhe Kryetar i LSI-së, Ilir Meta, për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhjet e parakohshme.

Përmes një komenti në Facebook, kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë thekson se më thjeshtë sesa zgjedhjet e parakohshme, është referendumi për reformën në drejtësi dhe Kushtetutën.

“Populli për reformën në drejtësi, populli për Kushtetutën! Si ka mundësi që vetëm këtë zgjidhje shmangni, as që e përmendni?

E pranoj me sy mbyllur që kjo reformë bëhet për të ardhmen e këtij vendi, të ardhmen e shqiptarëve.

Atëherë përse nuk bëjmë më të thjeshtën, bashkërisht, ftojmë popullin që me votë të vendosë mes dy varianteve; variantit të BE-SHBA dhe variantit të Berishës e Bashës për rivlerësimin e të gjithë gjykatësve e Prokurorëve që sot janë në sistem.

Nuk ka konsensus partiak pa popullin. Të çojmë Kushtetutën në referendum dhe shqiptarët të vendosin se si e duan drejtësinë, pastrimin e saj dhe gjykatësit e prokurorët që do të shërbejnë pas kësaj”, shkruan Braçe.  /citynews/

Lajmet e fundit nga