LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta: Pas reformës, krijojmë Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

17 Korrik 2016, 10:42, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot gjatë një konference për shtyp nga Kryesia e Kuvendit se pas reformës në drejtësi duhet të krijohet një qeveri ekspertësh, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Pas reformës në drejtësi, të krijojmë qeveri teknike. Urgjent! Jam për një qeveri ekspertësh. E arsyeshme do të ishte një qeveri ekspertësh dhe kjo qeveri të përgatisë vendin për në zgjedhje.

Drejtësia të bjerë mbi çdo politikan, duke filluar nga Ilir Meta apo cilido tjetër. Mesazhi mendoj se është shumë i qartë”, u shpreh Meta.

Ai shprehu gadishmërinë për të dhënë dorëheqjen si Kryeparlamentar dhe çdo përfaqësues i LSI në Qeveri të dorëhiqet, nëse kjo është zgjidhja për reformën në drejtësi. /citynews/

Lajmet e fundit nga