Connect with Us

Durrës/ Përplasen dy këmbësorë, ndërron jetë 53-vjeçarja

Aktualitet

Durrës/ Përplasen dy këmbësorë, ndërron jetë 53-vjeçarja

Publikuar

-

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin  Klejvi Maliqi 25 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se në orët e para të së dielës, në rrugën”Aleksandër Goga”lagja Nr. 6 Durrës, duke drejtuar automjetin tip Benz me targa AA 224 BD, ka aksidentuar dy këmbësorë(një i seksit femër dhe një i seksit mashkull).

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetësia.D.D. 53 vjeçe, banuese në Durrës.

Ndërkohë, shtetasi A.B. 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet  në gjëndje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Tiranë.

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Motori përplas 6 vjeçarin

Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit ka rezultuar se ka konsumuar alkool në masën 0.45 mg/litër.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “dhe” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar  në
nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Krim brenda familjes në Tiranë/ Kunati vret kunatën

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.

Sipas informacioneve të para bëhet  fjalë për një vrasje brenda familjes në Bathore.

Mësohet se kunati ka vrarë kunatën.



Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethat e këtij krimi tragjik, por pritet që policia të zbardhë detaje.

Vijon..

LEXO TE PLOTE

Kronika

613 kg kokainë në banane/ Dënohet me 14 vite burg Arbër Çekaj

Publikuar

-

Nga

613 kg kokainë në banane/ Dënohet me 14 vite burg Arbër Çekaj

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 21 vite burg Arbër Cekajn, i akuzuari për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tone.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 21 vite burg për biznesmenin Çekajn dhe GJKKO mori të njëjtin vendim.

Duke qenë se përfiton ulje dënimi, Cekaj do të bëjë vetëm 14 vite burg. Ndërkohë, Donald Lushaj u dënua me 16 vite burg që i shkurtohen në 10 vite e 8 muaj dhe Armando Pezaku me 13 vite që me uljen i mbeten 8 vite e 8 muaj.



Kujtojmë se në fillim të vitit 2018 u kapën 613 kg kokainë të fshehura në banane, në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, të cilët u paraqitën për të kryer zhdoganimin.

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Motori përplas 6 vjeçarin

LEXO EDHE:  Pllaka metalike u bie sipër gjatë transportit / Një i vdekur e dy të plagosur

Kontenieri me banane vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden”, pronar I të cilit ishte Arbër Çekaj. Ai u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por më pas u ekstradua drejt Shqipërisë për tu përballuar me drejtësinë shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria shkeli direktivën e BE-së për hidrocentralin e Poçem/ Nisin hetimet

Publikuar

-

Nga

Shqipëria shkeli direktivën e BE-së për hidrocentralin e Poçem/ Nisin hetimet
Sekretariati i Traktatit për Energjinë në Vienë njoftoi se ka hapur hetim të thelluar për Shqipërinë pasi një vlerësim paraprak gjeti që qeveria e kryeministrit Edi Rama shkeli direktivën e Bashkimit Europian për vlerësimin e ndikimit në mjedis kur i dha me koncesion të pakërkuar një kompanie turke të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë.Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i dërgoi një letër qeverisë shqiptare të martën ku i kërkohet të përgjigjet për akuzat se qeveria shkeli rregullat e Bashkimit Europian në dhënien e kontratës së Poçemit, të cilat janë detyrim ligjor për shkak të Traktatit të Energjisë në të cilën Shqipëria është palë.

“Sekretariati paraprakisht gjeti se procedurat administrative të kryera për projektin ishin jo në përputhje me kriteret e Direktivës 2011/92 të BE-së, në veçanti në lidhje me kërkesat e Direktivës për përmbajtjen e raportit mjedisor dhe kërkesat për konsultim publik,” njoftoi Sekretariati në një deklaratë për shtyp.

“Duke dërguar letrën fillestare, Sekretariati nisi një procedurë paraprake, synimi i të cilës është t’i japë Shqipërisë mundësinë të reagojë ndaj akuzave për shkelje të ligjit të Komunitetit të Energjisë brenda dy muajsh dhe t’i mundësojë Sekretariatit të kuptojë rrethanat e plota të çështjes,” vijon më tutje deklarata.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama pranoi një ofertë të pakërkuar për koncesion nga një kompani turke në vitin 2016 e quajtur Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, për ndërtimin e një hidrocentrali me fuqi të instaluar 50 MW dhe me prodhim të projektuar vjetor prej 200 milionë kWh. Nëse do të bëhet realitet, shitja vjetore e energjisë mund t’i japë kompanisë rreth 10-20 milionë euro në vit, në varësi të çmimit të energjisë.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit bashkiak të Durrësit/ Përcaktohen familjet që do të përfitojnë bonus



Aktivistët mjedisorë kanë luftuar qeverinë me protesta dhe me procese ligjore të ndryshme që nga viti 2016. Aktualisht kompania koncesionare ka krijuar një kompani të veçantë për ndërtimin e hidrocentralit e quajtur Kovlu energji. Kjo e fundit është nën pronësinë e AYEN ENERJI dhe dhe CINAR ndërsa në mars 2017, në këtë kompani ka hyrë si aksioner me 5% shtetasi shqiptar Genti Malko, i cili ka paguar për këtë kuotë kapitali 70 mijë lekë të rinj.

LEXO EDHE:  Video-Sekuestrohen 68 pako me heroinë/ Prangosen drejtuesi i kamionit dhe organizatori

Projekti i Poçemit u bllokua fillimisht në maj 2017 kur Gjykata Administrative e Tiranës shpalli absolutisht të pavlefshme kontratën koncesionare të firmosur nga qeveria.

Lumi Vjosa kërcënohet aktualisht nga dy projekte, Poçemi dhe Kalivaçi.

Sekretariati i Energjisë me seli në Vienë mbikëqyr zbatimin e Traktatit për Krijimin e Komunitetit të Energjisë të firmosur në Athinë në vitin 2005, në të cilin, BE-ja dhe vendet fqinje me të, përfshirë vendet e Ballkanit dhe ato të Detit të Zi, u angazhuan të krijojnë një treg të përbashkët energjie të mbështetur në rregullat e brendshme të BE-së për tregun e energjisë./Reporter.al

LEXO TE PLOTE