Connect with Us

Dokumenti/ Vëllai i Fatmir Xhafës i dënuar për drogë?

Aktualitet

Dokumenti/ Vëllai i Fatmir Xhafës i dënuar për drogë?

Publikuar

-

Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, njëherazi deputeti socialist Fatmir Xhafaj është akuzuar më parë se i vëllai i tij ka qenë pjesë e një organizate të trafikimit të drogës. Në dosjen e publikuar nga Gjykata e huaj, mësohet se Agron Xhafaj eshte denuar ne vitin 2000 per trafik heroine dhe kanabisi ne Venezuele.

Në dosjen në fjalë janë plot 7 akuza konkrete që tregojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në këtë aktivitet kriminal i cili gjatë asaj kohe përveç përfshirjes në këtë aktivitet grup të strukturara të trafikut të drogës, drejtonte edhe një grup të vetin të shpërndarjes në zonën e Bolonjas.

Për hetimin e grupit kriminal, në vitin 2001, u përfshi edhe DEA (agjencia amerikane e luftës kundër narkotikëve) e cila më pas në bashkëpunim me Prokurorinë e Leces dhe atë të Venezuelës ndërmorën operacionin për arrestimin e grupit të strukturuar kriminal.

Linku: http://historico.tsj.gob.ve/decisiones/scp/Octubre/387-191011-2011-E11-111.html

GJYKATA E LEÇES

Urdhër-arresti

Gjykatësja, dr, Laura Liguori lexon aktet në drejtim të:

  1. MURATAJ Besnik, alias MYRTAJ Besnik, i quajtur “Beso”, “Niku” ose “Anest”, lindur në 14.04.1976 ne Vlorë
  2. GERARDI Rino, lindru në Venezia
  3. KACI Maltin, i quajtur “Mali”, lindur ne Fier
  4. LO SASSO Paoli, alias ALBANO Paoli, lindur në Palermo
  5. MACI Altin, i mbiquajtur “MiU”, lindru në Vlorë
  6. MORELLO Antony, resident në Kanada
  7. MORELLO Frank, lindur në Montreal
  8. MURATAJ Gramos, lindur në Vlorë
  9. PAPA Fadil, alias HAXHIAJ Ndriçim, i quajtur “Cimi, lindur në Fier
  10. PIEKARNIAK Tomaz, i quajtur Tomas ose Tomek, lindur në Varshavë
  11. QEZI Ervin, i quajtur Vini, lindur në Fier
  12. SALI Edison, i quajtur Soni, lindur në Fier
  13. SEFERAJ Orges, i quajtur Geso ose Gesi, lindur në Vlorë
  14. SZAMBOROËSKI Adam, lindur në Poloni
  15. TORO Julian, i quajtur Luli, lindur në Vlorë
  16. XHAFAJ (alias XHAFAN) Argon, i quajtur “Goni” lindur në Shqipëri në 8.6.1975.

Të hetuar:

Murataj Gramos, Murataj Besnik, Lo Sasso Paolo, Maci Altin, Papa Fadil, Sali Edison, Seferaj Orges, Kaci Maltin dhe Xhafaj Agron, Morello Frank e Morrello Antony.

  1. a) Për krimin e artikullit 76 DPR n.309/90 sepse kanë qenë pjesë e një organizate që merrej me trafikun ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA-së: në një vecanti, fillimisht Murataj Besnik dhe vëllai i tij Murataj Gramos nga Italia e Shqipëria, rakordonin me Lo Sasso Paolo me qëndrim në SHBA e me të cilin operonin Morello Frank e Morello Antony dhe të tjerë subjekte të ciltë kishin financuar operacionin, një trafik heroine mes Shqipërisë dhe SHBA-së, përmes Italisë si dhe një trafik reciprok kokaine nga Amerika në Europë: Marrrëveshja parashikonte fillimisht shkëmbimin e e 50 kg heroninë me një sasi totale prej 300 kg të gatshme në një anije të ankoruar në Haiti, e më pas marrëveshja modifikohej me parashikimin e furnizimit të 40 kg heroinë, e pararendur me një kampion prej 1 kg të substancës që Morello Frank, i cili kishte mbërritur apostafat nga Amerika me detyrën e ngarkuar nga Morello Antony e Lo Sasso Paolo, do të tërhiqte nga Shqipëria me bashkëpunimin e Sali Edison, Papa Fadil e Maci Altin, por që do të arrestohej pikërisht në momentin e imbarkimit në Portin e Vlorës në drejtim të Brindisit. Për këtë arsye Murataj Besnik arriti te siguronte pas shumë takimesh me interlokutorë një të dërguari te grupit amerikan (i cili në fakt ishte një agjent i DEA-s nën koperturë) një kampion baraz me një kg heroinë që ishte siguruar nga Xhafaj Agron (i vëllai i Fatmir Xhafajt) dhe Seferaj Orges, e cila u dorëzuar në Firence nga këta të fundit tek Murataj Besnik, kjo ka ndodhur edhe në Lece, Venecia,Bolonja, Firence dhe në lokalitet jashtë Italisë të konfirmuara që në dhjetor të 2001-it.

 

Akuza e dytë

LEXO EDHE:  Nishani pret Nuland, diskutohet reforma ne Drejtesi: Nuk mund te jete politike

Murataj Gramoz, Murataj Besnik, Gerardi Rino, Maci Altin, Qezi Ervin, Papa Fadil, Piekarniak Tomaz, Sali Edison, Seferaj Orges, Xhafaj Agron

  1. b) Akuzohen për krimin sipas artikullit 74 DPR n. 309/90 sepse kanë qenë pjesë e një organizate që financonte trafikun ndërkombëtar të shpërndarjes së disa tipeve të ndryshme të susptancave narkotike (heroinë, marijuanë hashash). Papa Fadil siguronte lëndën narkotike në Shqipëri, duke siguruar edhe transportin detar deri në Salento, dhe pas një periudhe të shkurtër, lënda narkotike i dorëzohej disa të njohurve në vecanti në Venezia, ku vepronte Murataj Besnik i cili në bashkëpunim me Pierkarniak Tomaz i jepte sistematikisht lëndë narkotike Gerardi Rino dhe Qezi Ervin, të cilët më pas zhvillonin operacionin e shpërndarjes së drogës në Venecia, Treviso dhe në Bolonja ku vepronteAgron Xhafaj (i cili menaxhontë një rrjet të tijin të shpërndarjes së drogës sëbashku me Orges Seferaj), ndërsa në Parma vepronte Altin Maci dhe Edison Sali.

 

Akuza e tretë

Besnik Murataj, Agron Xhafaj, Fadil Papa

  1. c) Akuzohen për veprën penale të artikullit 110 c.p dhe artikullin 73 DPR 309/90 pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, akuzohen për mbajtje të jashtëligjshme, importim në territorin e shtetit dhe transport në sasi të papërcaktuar të marjuanës. Në vecanti Fadil Papa, e zhvillonte trafikun duke përdoru territorin salentin, ndërsa Agron Xhafaj siguronte ose tërhiqte direkt lëndën narkotike nga Besnik Murataj në Provincën e Leces në 10.9.200.

 

Akuza e katërt

Besnik Murataj, Tomaz Piekarniak, Agron Xhafaj

 

  1. i) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit heroinë, në vacanti Besnik Murataj, merrte dhe i dorëzonte Agron Xhafajt përmes Tomaz Piekarniak, 10 gramë heroinë në Venecia 4.11.2000.

 

Akuza e pestë

Besnik Murataj, Tomaz Piekarnika, Agron Xhafaj e Orges Sefereaj

  1. l) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit heroinë, në vacanti Besnik Murataj, merrte dhe i dorëzonte Agron Xhafajt përmes Tomaz Piekarniak, 40 gramë heroinë në Bolonja,dhe më pas Xhafaj ia jepte këtë lëndë Orges Seferajt për ta shpërndarë.

 

Akuza e gjashtë

Besnik Murataj, Tomaz Piekarnika, Agron Xhafaj e Orges Sefereaj

  1. m) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit hashs, në vacanti Agron Xhafaj dhe Orges Seferi, merrte dhe i dorëzonte Besnik Muratajt përmes Tomaz Piekarniak, një sasi hashashi për ta shitur në Bolonja,.

 

Akuza e shtatë

Besnik Murataj, Agron Xhafaj, Orges Sefereaj, Paolo Lo Sasso

  1. q) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike 1 kg heroinë, në veçanti Besnik Murataj sipas kërkesës së Paolo Lo Sasso, zotëronte dhe i dorëzonte përmes Agron Xhafajt dhe Orges Seferit, lëndën narkotike që i dorëzohej më pas një agjenti të DEA-s nën maskim në mes të një grupi kriminal nga Amerika e Veriut me detyrën për të transportuar blerësve amerikanë Lilian Guerrera, Vito Vizzi, Richard Gagne, Antonio Vizzi, Jaeck Michael e Deave Caron në Firence dhe në vende të tjera në 13.6.2001.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Basha, një listë me humbësa për Korçën

Publikuar

-

Nga

Basha një listë me humbësa për Korçën

Pas shumë emrash të nxjerrë nga mediat, por edhe të publikuar nga strukturat e PD-së, më në fund Basha ka bërë publike kandidatët e qarkut të Korçës.

Një listë me humbësa të skualifikuar edhe nga komisioni që do të bënte vettingun e kandidatëve të PD-së, kryesuar nga Genc Ruli dhe Bujar Nishani, njerëz të votuar kundër, të shumëakuzuar, por edhe humbësa serial do të kandidojnë “për të fituar” PD zgjedhjet e vitit 2021 në 25 prill.

Edmond Spaho

I pari në listë është Edmond Spaho, i cili në vitin 2017 drejtoi qarkun e Elbasanit dhe humbi, në vitin 2015 drejtoi fushatën e Grida Dumës në Durrës dhe humbi, në vitin 2013 ishte pjesë e listës në Korçë dhe humbi. E vetmja fitore e tij është në vitin 2005 dhe diferenca ka ardhur për shkak të votave të LSI-së, të kandidates Filloreta Kodra.

Sorina Koti

E dyta në listë është Sorina Koti, kandidate e PD-së në vitin 2013, humbëse. Më pas, drejtuese lokale dhe humbëse në 2015-ën dhe 2017-ën, e pashfaqur dhe e mbajtur në karrierë për shkak të lidhjeve të forta politike me Fatbardh Kadillin.

Ervin Salianji

Më tej,  i kandiduar në Korçë në 2017-ën por pjesë e fushatës së Andrea Manos, humbës në vitin 2011 në Korçë, i cili edhe pse kryetar i degës dhe pretendues i lartë ka përfunduar I shtati.

Bledjon Nallbati

I katërti në listë është Bledjon Nallbati. Vjen në garë pas një përplasje të ashpër me Hekuran Hoxhallin, ish-deputetin e Devollit, ku beteja mes tyre është kthyer në luftë.

LEXO EDHE:  Këshilltari i Metës sulmon Xhafajn/ LSI humbet qetësinë

LEXO EDHE:  Letra që Fatmir Xhafaj i dërgoi Llallës/Shpërthen Basha: Pafytyrësi

Më pas vjen Selaudin Jakupllari në Pogradec dhe Marjeta Halili, e cila është e gjashta në listë. Një zonjë e panjohur deri diku dhe shumë emra drejtuesisht lokalë që në fakt përfaqësojnë atë që Lulzim Basha e ka quajtur pushteti i vjetër dhe i korruptuar i komunave për të shkuar në një mbyllje me emra që nuk kanë ndodnjë përfaqësi të madhe.

Zona e Kolonjës duket e pambuluar. Përfaqësimi i qytetit në fushën e Korçës sërish duket i dobët, e kështu me radhë, por ajo që bie në sy është se humbësat serialë kryesojnë dhe do jenë ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

Dje ishin në Elbasan apo në Korçë, sërish janë mbledhur bashkë, kandidojnë të gjithë në qarkun e Korçës në një listë humbësash serialë me dëshirën për të fituar në emër të Lulzim Bashës.

Mesa duket, i pashpresë Lulzim Basha nuk ka mundur dot të sigurojë një listë të qartë me emra bindës dhe njerëz më kontribut elektoral. Ka përfunduar te riciklimi, duke e kthyer në një lloj landfilli listën e kandidatëve të PD-së në Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Publikuar

-

Nga

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar listën, e votuar nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Ajo që bie në sy është largimi i Florjan Mimës ekonomistit, ish-ministrit dhe ish-zv.ministrit.

Më tej është Fatbardh Kadilli, ish sekretar i burimebe njerezore në PD, i cili pretendonte të ishte pjesë e lista brenda qarkut të Korçës në PD.

Një emër tjetër është Enno Bozdo, të cilin e shpalli koordinator për energjinë, duke e gënjyer me një post që nuk vlen, pasi nuk e kandidonte dot në Korçë.

Bujar Nishani pritej të ishte në listat si një ish-president, ndonëse duket se Basha e ka lënë jashtë tyre.

Genc Pollo, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës nuk është pjesë e listës. Po ashtu Gazment Oketa që u bashkua me Lulzim Bashën pritej të ishte pjesë e listës fituese të PD-së, por në fakt nuk është.

LEXO EDHE:  Këshilltari i Metës sulmon Xhafajn/ LSI humbet qetësinë

LEXO EDHE:  Pazaret me drejtësinë/ Ngjela: Rama është i goditur

Aleksandër Biberaj është një tjetër emër që Basha duhet të kandidonte në Korçë.

Gjithashtu edhe Gert Bogdani nuk duket gjëkundi në listat fituese. Nuk po flasim më tepër për emrat e tjerë por pretendimet e PD-së janë për të marrë 70 mandate.

Disa prej personave të larguar janë emra me peshë në Partinë Demokratike, por mesa duket Lulzim Basha ka zgjedhur t’i hedhë në kosh të plehrave.

Emrat që Basha përjashtoi nga lista:

Florjan Mima

Fatbardh Kadilli

Enno Bozdo

Bujar Nishani

Genc Pollo

Aleksandër Biberaj

Gazment Oketa

Arben Kashahu

Endri Hasa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ  listën me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Lista e Tiranës kryesohet nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërkohë që janë dhe disa nga figurat kryesore të PD, si Berisha, Tabaku, Vokshi, Shehaj, Duma, nuk mungojnë as emrat e aleatëve.

Fatmir Mediu është renditur i 7-ti, Shpëtim Idrizi i 9-ti, Vangjel Dule i 11-ti, Mesila Doda e 12-ta e cila rikthehet në PD, Dashamir Shehi i 13-ti.

Në Kukës, listat kryesohet nga Flamur Hoxha i ndjekur nga Isuf Çela. Në Gjirokastër lista e kandidatëve kryesohet nga Tritan Shehu, ndërsa i katërti renditeti aleati i PD, Kosta Barka nga radhët e PDBNJ

Xhelal Mziu do të kryesojë listën e Dibrës, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi. Në Berat, PD ka listuar të parin Tomorr Alizotin, ndërsa në Shkodër lista do të kryesohet nga Helidon Bushati, aleati i Bashës, Nard Ndoka është renditur i teti.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të kryesojë listën në Elbasan, e ndjekur nga shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj do të kryesojë qarkun e Fierit, qark në të cilin PD ka vendosur të pozicionojë të pestin në listë nga radhët e PDIU-së Nusret Avdulla, të tetin Eduart Sharkën nga PAA ndjekur nga Shpëtim Axhani i PLL.

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Nga 21 janari në 21 korrik…

LEXO EDHE:  Fotot dite/ Tre musketierët e Berishës

Në Korçë PD ka konfirmuar ish deputetin Ervin Salianji duke e renditur të tretin, në listën që kryesohet nga numri dy i demokratëve Edmond Spaho.

Bujar Leskaj, është caktuar sakaq i pari i listës në Vlorë, ndjekur nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ndërsa i pesti është renditur Gezim Ademaj nga radhët e PDIU, vendi i 10-të i është lënë Lasko Milto Nastit nga PBDNJ.

Qarku i Lezhës, do të kryesohet në këto lista nga ish deputeti Mark Marku, pasuar nga analisti Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është caktuar të kryesojë listën në Durrës, ndjekur nga kreu i PA Agron Duka.

LEXO TE PLOTE