LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

300 të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora mblidhen në Jalë/Klosi: Ja si nisa karrierën në administratë

17 Korrik 2016, 14:03, Aktualitet CNA

Gjiri i Jalës ndodhet 5 kilometra larg rrugës nacionale Vlorë- Sarandë, pasi kalon fshatin Vuno. Është një nga plazhet më të bukura joniane, shtrirë mes kodrinave, rrethuar nga shkëmbinj.

Jala këtë vit, nuk u popullua vetëm nga turistët e stinës, por edhe nga 300 të rinj, pjesë e programit të ministrisë së mirëqënies sociale dhe Rinisë, ?Lidershipi, administratorët e rinj publikë”.

Krijimi i shkollës verore, e largon këtë grupmoshë që kryen praktikën në administratë, larg librave dhe procedurave të zakonshme të trajtimit dhe të sfidave, duke i zhvendosur drejt një prej perlave të jugut.

Pjesëmarrësit janë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, mbështetur nga projekti i Ministrisë që edhe ata të përfitojnë eksperiencë në administratën shqiptare.

Lektorët që oftuan kurse vinin nga shoqëria civile dhe administrata publike ndërsa cështjet që zunë vend në panelin pranë kampingut ishin ato të mjedisit, vullnetarizimit, punësimit, shëndetit dhe akiviteve artsitike, kulturore dhe sportive.

Ky është viti i dytë i programit të lidershipit, dhe mesa duket ky organizimin ia ka arritur qëllimit për t?u kthyer në një nga momemet më të vecanta të rinjve.

Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, i shoqëruar nga ministrja e Inovacionit Milena Hartito, ministri i Diasporës në Kosovë Valon Murati dhe ambasadorja e Hollandës në vendin tonë, ishin pjesë e programit të lidershipit. Ministri Klosi inkurajoi të rinjtë të jenë qënë pjesë e një program të tillë, dhe për këtë solli një shembull personal, mbi 20 vite me parë.

?Kur aplikova në administratën publike e nisa punën si ekspert i telekomunikacionit dhe karriera më ndihmoja ti kaloja të gjithë zyrat me radhë. Qëllimi ynë është ti ofrojmë një mundësi për të njohur nga afër administratën publike”, tha Klosi.

Ai e konsideroi shkollën verore në dobi, të rinjëve që janë më të aktivizuar dhe në rezulate më të mira që pas praktikës, ata të shohin administratën si vend të punësimit të tyre pa burokraci dhe të realizueshem për karrierën e tyre. kjo është e vlefshme jo vetëm edje përtë rinjtë nga kosoave dhe diaspora.

 ?Kur kam qenë në moshën tuaj aplikova në administratë publike dhe fillova në pozicionin më të thjeshtë që kanë pasur administratat në ato kohë me ekpsertë të teknologjisë së informacionit edhe pastaj karriera më ndihmoi që t?i kaloja të gjitha zyrat me radhë. Po ditën e parë të punës e mbaj mend si një vend sikur të zihet fryma. Dhe ne të gjithë këtë shkollën e administratës publike me këtë e kemi, për t?i ofruar një mundësi të artë të rinjve të diplomuar, tashmë dhe jashtë vendit për të pasur një mundësi që ta njohin më mirë administratën publike”, u shpreh më tej ministri i Mirëqënies Sociale

Klosi e konsideroi shkollën verore në dobi të të rinjve që janë më të aktivizuar dhe me rezultate më të mira, që pas praktikës ta shohin administratën si vendin e punësimit të tyre pa burokraci. Kjo është e vlefshme jo vetëm për të rinjtë nga Shqipëria por dhe nga Kosova e diaspora.

 ?Ka ardhur koha që të mendojmë për të rinjtë dhe të rejat që kanë shumë energji dhe që duan ta shfrytëzojnë. Ne ja dedikuam dhe të rinjve të diasporës, të Kosovës e trojeve për të njohur më mirë administratat tona. Jam shumë i kënaqur që arritëm të mbajmë këtë premtim dhe tashmë një  traditë e fituar?, theksoi ai. /citynews/

 

Lajmet e fundit nga