LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal me rimbursimin e ilaçeve/ Thellohen vjedhjet dhe abuzimet me pacientet

16 Korrik 2016, 06:54, Aktualitet CNA

Skandal që  raportohet çdo ditë anë e kënd Shqipërise dhe e vuajnë pacientët që kurohen nga veshkat. Sëmundje të nefrologjisë që kanë kosto të larta dhe rimbursohen nga shteti.

Kriminale duket të jetë veprimi me rimbursimin e ilaceve, ku serish një skemë kriminale dhe korruptive e disa zyrtarëve të emëruar nga LSI, PDIU, vetë ministria, këtë herë po bie shumë ashpër mbi pacientët.

Bëhet fjalë për mungesën e një preparati që quhet Ketosteril. Një ilaç mjaft i shtrenjtë që rimbursohet nga shtetit. Për qejf të Ilir Beqes, Vjollca Brahos, apo sektit të Luzhiana Abazit dhe çdo batakçiu tjetër pushteti, ky medicament sot nuk ju jepet të semurëve por ju është servirur një tjetër zevendesues që pretendohet se është më i mire.

Ndryshimi pozitivisht është për tu vlerësuar por në fakt duket të jetë me pasoja të rënda. Pacientët që ketosteriljanë në kurim e sipër me Ketosteril, nuk kanë medikamentin e tyre, kjo sepse është ndryshuar në listën e rimbursimeve dhe ofrohet në tjetër ilaç. Por rimbusimi me medikamentin e ri nuk bëhët direkt, por pacientëve u rikërkohet të shkojnë në Tiranë për të ribërë kontrrolle, analiza dhe për të mbledhur disa vula në QSUT e më pas të shkojnë në qytetet e tyre për të marë preparatin e ri. Nga Hasi, Delvina, Erseka, Saranda, Korca, Malesia e Madhe, të zbarkojnë pranë ?kasapëve? në Tiranë, pas tyre të shpenzojë lekë lart e poshtë, të sëmurë, të braktisur, por edhe të vjedhur.

Një pacient në kurim e sipër, duhet të ndalë një ilaç e të fillojë një tjetër pasi një tufë më hajdutë kanë pushtuar sistemin shëndetësor. Jo vetëm kaq, por duhet të rifillojnë nga e para të njëjtat procedura që kanë kryer pak javë më parë, sepse nuk ju zëvendësohet ilaci i rimbursuar. Një pazar kriminal ku pushtetarë, drejtues politikë, biznezmenë që meren me tregëtimin e ilacëve, zhytin duar e korrrupsionit në sëmundjet e pacientëve jo vetëm duke ju ndryshuar kurimin në mënyrë vrasëse por edhe duke i torturuar më parë, për të përfituar atë që ja u jep ligji, taksat dhe kontributet që ata kanë paguar gjithë jetën e tyre./citynews

 

Lajmet e fundit nga