LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëpërmjet kujt Ilir Meta dekonspiron takimet me Edi Ramën?

16 Korrik 2016, 15:20, Aktualitet CNA

Në jo pak raste mediat kanë arritur të zbardhin takimet kokë më kokë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Madje në media janë publikuar edhe detaje nga këto takime, ku përgjithësisht Ilir Meta është treguar refuzues ndaj Kryeministrit Edi Rama për disa nga çështjet, ndërsa e vetmja pikë që i ka dhënë ?Ok? janë ndryshimet në Qeveri.

Por kush i dekonspiron takimet e Ilir Metës dhe Edi Ramën? Shanset që Kryeministri të dekonspirojë takimet janë shumë të pakta, kjo për faktin se i vetmi person me të cilën Rama komunikon është Endri Fuga. Kjo do të thotë se shanset që takimet në dekonspirohen, aq më tepër në rastet kur Meta i ka treguar dhëmbët, nga ana e Kryeministrit janë minimale. Madje edhe vetë ministrat nuk janë në dijeni të asaj çka ndodh në takime të tilla, ku detajet i marrin vesh nga mediat.

Takimet dekonspirohen nga bashkëbiseduesi i Ramës në këto takime, Kryetari i Kuvendit. Meta ka miqësi me Fahri Balliun dhe Koço Kokëdhimën. I pari njihet për lidhjet e tij me PD dhe thuhet se në jo pak raste është parë si një korrier i mesazheve politike nga Basha tek Meta dhe anasjelltas. I dyti, për shkak të raporteve tashmë të prishura me Edi Ramën, mund të përdorë çdo informacion që i thotë Meta, kundër ish-mikut të tij.

Me pak fjalë, Meta pas çdo takimi me Ramën mund të diskutojë me Balliun dhe Kokëdhimën, të cilët mund të jenë edhe përçuesit e lajmeve të ndryshme në media apo drejt forcave të tjera politike, si në rastin e PD-së./citynews/

Lajmet e fundit nga