LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deshmia e historianit/Ku dhe kur vdiq Hitleri? Po Eva Braun?

16 Korrik 2016, 14:34, Aktualitet CNA

Një libër i historianit Abel Basti, tenton të hedhë dritë mbi fundin e Adolf Hitlerit. Shkrimtari argjentinas thotë se është e vërtetë që Hitleri ka jetuar në Amerikën Latine për shumë vjet pasi ?u zhduk? nga qarkullimi.

Ai ka shkruajtur një libër të titulluar ?Hitleri në ekzil? ku përshkruan arratinë e Fyhrerit. Sipas Bastit, Hitleri pasi u largua nga Berlini udhëtoi nëpërmjet Spanjës për në Argjentinë.

Basti thotë se në bunkerin në Berlin Hitleri la një sozi të tij. Hitleri u largua nga aeroporti i Tempelhof duke lënë bunkerin nëpërmjet një tuneli sekret.

Më pas shkoi në Spanjë ku u ndihmua nga gjenerali Francisco Franco. Më pas ai përshkoi Atlantikun me një nëndetëse, të famshmet ?U-Boot?.

Udhëtimi i tij përfundoi në Argjentinë ku më pas shkoi në Paraguaj i mbrojtur nga miku i tij, diktatori Alfredo Stroessner. Sipas Bastit, Hitleri jetoi pjesën e mbetur në Asuncion të Paraguajit. Basti shkruan se Hitleri ka vdekur në 3 shkurt të vitit 1971.

?Hitleri kishte një marrëveshje me SHBA për t?u arratisur. SHBA nuk do lejonte që ai të binte në duart e Bashkimit Sovjetik ndërkohë që Hitleri pranonte të zhdukej nga skena?, shkruan Basti.

Ai thotë se trupi i Hitlerit pas vdekjes në ?71 u varros në një bunker të nëndheshëm, ku tani gjendet një hotel luksoz.

Në 1973 hyrja e bunkerit u vulos përgjithmonë dhe ishin rreth 40 persona që i dhanë lamtumirën e fundit Hitlerit.

Sipas Bastit, edhe Eva Braun jetoi në Amerikën Latine, por jo me Hitlerin. Ajo shkoi në Buenos Aires deri në moshën 90-vjeçare, më pas u humbën gjurmët e saj.

 

Lajmet e fundit nga