LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i përgjigjet Ramës/ Cakto negociatorët, propozimi i PD në përputhje me Venecian

16 Korrik 2016, 12:27, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Edi Rama, pas letrës që ky i fundit i drejtoi kreut të opozitës, në lidhje me reformën në drejtësi.

Basha i kërkon Ramës të autorizojë negociatorët për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa e konsideron propozimin e PD-së pas në përputhje me Venecian.

“Zoti Rama,

Leri letrat e hapura dhe shfaqjet publike.

Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike.

Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm.

Autorizo negociatorët e PS t’i rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatoret e PD janë, sic e dini, të gatshëm që sot”, shprehet Basha në përgjigjen drejtuar Ramës.

Lajmet e fundit nga