LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi në Francë/ Presidenti Hollande shtyn me 3 muaj gjendjen e emergjencës

15 Korrik 2016, 06:34, Aktualitet CNA

Një person me kamion la të vrarë të paktën 80 vetë dhe plagosi rreth 150 persona të tjerë, në grumbujt e njerëzve që ishin duke parë fishekzjarret. Ngjarja ndodhi të enjten vonë në qytetin e Rivierës Franceze ndërsa njerëzit kremtonin Ditën e Bastijës, festën kombëtare të Francës.

Policia e vrau shoferin, i cili e ngau kamionin në bulevardin e njohur të bregdetit, Promenade des Anglais, para se ta fuste atë mes turmës së njerëzve, duke i goditur ata.

Presidenti Francois Hollandë vendosi sot të shtyjë me 3 muaj gjëndjen e emergjencës që ishte vendosur pas sulmeve terroriste disa muaj më parë.

Në një fjalim në televizion drejtuar vendit, Presidenti Francois Hollandë tha se horrori përsëri goditi Francën. Ai tha se bëhej fjalë për 80 të vdekur, duke përfshirë 7 fëmijë. “Është e qartë se ne duhet të bëjmë çdo gjë për të luftuar murtajën e terrorizmit,” tha presidenti francez, i cili njoftoi zgjatjen me tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme si dhe forcimin e masave të sigurisë në kufi.

Sipas njoftimeve të medias, në kamion u gjetën armë dhe lëndë shpërthyese. Media lokale në Nisë njofton gjithashtu se shoferi ishte një 31-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, franceze dhe tuniziane. Një burim i policisë franceze thotë se brenda kamionit ishte gjetur një kartë identiteti dhe se personi ishte banor i Nisës.

Disa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin dëgjuar të shtëna, ndërsa kamioni i bardhë hynte mes turmës së njerëzve, duke devijuar majtas e djathtas për t’i goditur ata.

Pothuajse tetë muaj më parë, më 13 nëntor, militantët e Shtetit Islamik vranë 130 njerëz në Paris, më i përgjakshmi mes një numri sulmesh në Francë dhe Belgjikë në dy vitet e fundit.

 

Lajmet e fundit nga