LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/Hollandezi fluturues i opozitës

15 Korrik 2016, 16:13, Aktualitet CNA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, vazhdon ta drejtojë në distancë opozitën. Sot mungesën e tij dhe fluturimin drejt Hollandës e dekonspiroi kryeministri i vendit Edi Rama, por në fakt ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit që kur vendi kalon momente të forta debatesh apo përplasjesh politike Lulzim Basha të mos jetë i pranishëm.

Kreu i PD mund të quhet shumë lehtësisht ?hollandezi fluturues? që drejton opozitën. Në 3 vite që ai ka në detyrë, koha më e madhe e tij ka qenë jashtë vendit, ku dhe ka jetuar dhe jeton familja e tij.
Lulzim Basha në këto 3 vite, që kur është zgjedhur kryetar i PD-së, ka qenë shumicën e fundjavave jashtë vendit, pranë familjes, pa futur këtu udhëtimet zyrtare për takime politike, të dyja në total do e çonin Bashën si njeriu që ri me pak se çdo shqiptar në këtë vend. Ndoshta e parakalon edhe kryeministrin tonë turist. Në ndryshim nga Rama, hollandezi fluturues nuk hap ekspozita por duket se kënaqet plotësisht me gjumë.

Citynews do sjellë së shpejti një raport të plotë mbi fluturimet e Lulzim Bashës, ku duket me fakte dhe detaje, se ?hollandezi fluturues? ka qenë më shumë jashtë sesa në Shqipëri. Videot dhe kronikat që transmentohen ne fundjavë ne media, filmohen ditë më parë dhe jepen kur Basha është në Hollandë

Mungesa e sotme e Bashës nuk është as e para dhe as e fundit, ai ndoshta këto kohë ka kaluar më shumë kohë në qiell se në zyrën e PD-së e cila po vuan fort nga mungesa e një lideri të qëndrueshëm, që zgjidh problemet, por edhe që mban fjalën.

Ndoshta koha e gjatë jashtë vendit dhe orët e gjata në fluturime si japin mundësinë të zgjidhë të gjitha problemet që ka opozita, por pa zgjidhur ato që ka në familjen e tij politike, nuk mund të zgjidhe problematikat që shqetësojnë shqipëtarët.

Në fakt opozita ka një kryetar bukurosh, të ngadaltë, në distancë, pak gjumash dhe gojët e liga thonë shumë gënjeshtar. Shqiptarët kanë fituar një ?hollandëz fluturues?, që ska lidhje me ?Piratët e Karraibeve?, sepse së fundi po i jep PD-së edhe faturën e një partie antiamerikane dhe kundër BE-së.

Shqiptarët duan një lider opozite, të fortë dhe të qëndrueshem, një alternative qeverisëse nesër, një kryeministër dhe qeveri të fortë, sot ata kanë ?hollandezin fluturues? dhe disa ndryshqe, korrupsioniste të niveleve te fundit qeverisë Berisha që i vijnë vërdallë për të rrëmbyer diçka nesër.

Kështu vështirë që PD të ringrihet, koha kalon PD s’ka kryetar të merret me punët dhe problemet, shqiptarët të paktën kanë simbolikën e një filmi./citynews

Lajmet e fundit nga