LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Lutfi Dervishi/ Rruga e tretë…

15 Korrik 2016, 19:22, Aktualitet CNA

Reforma në Drejtësi ka patur gjithë kohën për t?u realizuar në dy mënyra: 1. Pastrim nga vetë brenda sistemit. Kjo nuk u bë. Dhe nuk ja vlen të harxhosh kohë për t?iu përgjigjur pyetjes pse. Rruga dytë është ndërhyrja nga jashtë sistemit, përmes Kuvendit. Koha tregoi se aty ku ndërhyri politika, u bë më keq seç mund të mendohet.
Sot, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, – nuk janë më të mirët e sistemit gjyqësor. Këta gjyqtarë zgjidhen nga Parlamenti. Në këmbim, në një kombacion të çuditshëm, deputetët gjykohen nga gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.
Reforma nga të dy rrugët e përmendura më sipër, ngjan se ka plotëruar proverbin: litari këputet duke u tërhequr dhe zullumi duke u trash!
Ndaj sot jemi në kushtet e rrugës së tretë ? ndërhyrjes dhe pranisë së ndërkombëtarëve! Pyetja është: çfarë do të ishte bërë nëse nuk do të ishin ndërkombëtarët?!
Sot nuk mungojnë argumentet për? parlamentin më të korruptuar dhe të kriminalizuar që kemi patur ndonjëherë, për korrupsionin në arsim, për korrupsion në shëndetësi, për korrupsion në futboll (meqë ra fjala Skëndërbeun ndërkombëtarët e dënuan)?, për korrupsionin në prona, në tendera, etj, etj.
Por diku duhet nisur, dhe duhet nisur në fillim. Drejtësia për të cilën të gjithë bien dakord se duhet reformuar nuk është thjesht për disa gjyqtarë dhe prokuror të korruptuar, nuk është thjesht për të ndëshkuar nesër të pa ndëshkuarit, është për të ngjallur shpresën për qytetarët dhe për të huajt.
Në kulmin e debatit për reformën, ambasadori gjerman në Tiranë tha një fjalë që duhet t?I bëj të mendohen thellë të gjithë ata që kanë përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e shqiptarëve: ?Në këto 20 vjet nuk di asnjë rast që kompanitë gjermane të kenë fituar të drejtën në gjykatë?.
Me një drejtësi të refomuar,- do të ngjallet besimi tek investitorët e huaj për të investuar. Dhe investimet janë baraz me vendet e reja të punës.
Afro 60 mijë shqiptarë ikën dhe kërkuan azil në Gjermani për 2015! Gjermania nuk është ?toka e premtuar? që të bën të pasur. Por është vendi ku sundon drejtësia dhe rregulli. Ikja e njerëzve që kanë edhe biznese në Shqipëri është një këmbanë alarmi, që për fat të keq nuk është dëgjuar.
Ka një togëfjalësh të bezdisshëm për këdo: ?vullnet politik?
Kur ka vullnet për të bërë të këqija, e keqja bëhet brenda natës. Në 2008, kjo ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese.
Është rasti për të dëshmuar se e edhe e mira bëhet brenda natës.
Dhe këtë radhë nuk bëhet fjalë thjesht për reformë në drejtësi- është fjala për një Republikë të Re.
Është fat që kemi fituar llotarinë gjenetike, dhe kemi lindur këtu ku kemi lindur, e jo në Afrikën e Veriut apo Lindjen e Mesme.
Nëse gjatë këtyre dy dekadave nuk do të kishim ndërhyrjen/ndihmën e ndërkombëtarëve, e thënë me dy fjalë të Brukselit dhe Uashingtonit- është vështirë të mendosh se ccfarë do të ishte Shqipëria sot?

Lajmet e fundit nga