LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lapsusi që dekonspiroi pezullimin e Ministrit Tahiri

15 Korrik 2016, 18:51, Aktualitet CNA

Një lajm që kaloi si me batutë në morinë e shumë lajmeve sot ishte pyetja e gazetares së TVSh për ministrin e Brendshëm. Teksa Tahiri dilte nga prokuroria ku u pyet për deklaratat sulmuese ndaj gjyqtarit Aliaj, gazetarja i thotë se ?ka një urdhër-arresti për të, por mbetet peng i paekzekutuar pasi nuk po gjejnë gjyqtar të pastër, për ta firmosur urdhërin?.

Tahiri pasi qeshi tha se nuk e kuptoi mirë pyetjen?

Opinion.al u interesua se çfarë ishte ky urdhër-arresti për Ministrin e Brendshëm? Burime të besueshme dhe konfidenciale pranuan se është e vertetë! Organi i akuzës do të kërkojë brenda pak ditësh pezullimin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Kjo për t?i hapur rrugë hetimit ndaj tij.
Tahiri është paditur nga KLD për akuzat që ka bërë ndaj gjyqtarit që firmosi pezullimin e drejtorit të policisë Haki Çako.

Pikërisht këto deklarata publike që ka bërë kundër një gjyqtari mund ti kushtojnë postin e lartë ministror, Saimir Tahirit.

Dy prokurorët Altin Binaj dhe Adnan Xholi e pyetën sot përreth një orë Ministrin e Brendshëm për deklaratat e tij publike kundër gjyqtarit Arjan Aliaj, të cilat u konsideruan nga KLD si kanosje.

?Sqarova në prokurori që i qëndroj me pikë e me presje të gjitha deklarimeve që kam bërë. Cilado padi nga cilido gjyqtar mua nuk do të më ndalojë të them fjalën time për atë që besoj, që përfaqëson nevojën e qytetarëve shqiptarë për reformimin e sistemit të drejtësisë?, deklaroi Tahiri teksa doli nga prokuroria./opinion

Lajmet e fundit nga