LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta President/ Ndërkombëtarët e refuzojnë

15 Korrik 2016, 11:01, Aktualitet CNA

Posti i Presidentit të Republikës duket se është një nga arsyet që mes dy partive të koalicionit qeveritar, PS-së dhe LSI-së, kanë nisur përplasjet.

Burime nga mazhoranca bëjnë të ditur se postin e Presidentit të vendit e kërkon kjo forcë politike, por duket se pengesa kryesore qëndron tek faktori ndërkombëtar.

Sipas burimeve te citynews nga mazhoranca, Ilir Meta synon postin e Kreut të Shtetit pas përfundimit të mandatit të Presidentit aktual Bujar Nishani.

Madje  këtë post, Meta e ka synuar edhe në vitin 2012, kur ishte në koalicion me Partinë Demokratike. Por mësohet se deri më tani, Meta nuk ka marrë asnjë garanci që do të marrë mbështetjen e Partisë Socialiste për postin e Kreut të Shtetit.

Kjo për faktin se ndërkombëtarët duket se kanë rezerva për këtë kandidaturë, për të cilën duket se janë shrehur edhe me veprime konkrete.

Përgjatë vizita të kryera në Tiranë, qoftë nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, Kancelarja gjermane Angela merkel, Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland dhe zv.Presidenti amerikan, Joe Biden, që pritet të vizitojë Tiranën muajin e ardhshëm, Ilir Meta ishte përjashtuar nga agjenda e takimeve, edhe pse me Kushtetutën e Shqipërisë, ai është numri 2 i shtetit shqiptar. /citynews/

Lajmet e fundit nga