Connect with Us

Hafizi: PS është po aq jo demokratike sa të gjitha partitë e tjera

Aktualitet

Hafizi: PS është po aq jo demokratike sa të gjitha partitë e tjera

Publikuar

-

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi është shprehur se Partia Socialiste është po aq jo demokratike sa të gjitha partitë e tjera. E ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, Hafizi deklaron se vota e saj në Kuvend seancën e 21 Korrikut, do të jetë pro reformës.

Hafizi komentoi dhe propozimin për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Sipas saj, ky është ideim i një grupi deputetësh dhe nuk është përvetësuar platforma e PDIU. Ajo tha se edhe deputeti Tahir Muhedini i PDIU shprehu dakordësinë e tij, ndërsa më pas ndryshoi mendim.

Hafizi tha se zgjedhja e Presidentit nga populli i jep një tjetër rëndësi kreut të shtetit dhe e shmang atë nga pazaret e politikës. Sipas saj, Presidenti sot zgjidhet me 71 vota, duke e bërë figurën e tij të pavlefshme.

Znj.Hafizi, ju propozoni zgjedhjen e Presidentit nga populli, a është kjo një kërkesë për të ndjekur modelin e Francës, me një President të fortë?
Jo, nuk kemi kërkuar këtë. S’kemi asnjë pretendim për të ndryshuar kompetencat e tij. Arsyeja më themelore që na ka çuar në këtë kërkesë, është që populli të ketë një mundësi zgjedhje jashtë presionit të partive politike.

Ju mendoni se partitë s’do ndërhyjnë edhe në një proces zgjedhor të presidentit nga populli?
Do ndërhyjnë me kandidatët e tyre, por me variantin tonë, lind edhe mundësia e kandidatëve të pavarur, mjafton të kenë 10 mijë firma. Edhe partitë do të konkurrojnë me figura konkurruese. Në parlamentin shqiptar sa herë është diskutuar për zgjedhjen e presidentit të Republikës, figura dhe personi kanë qenë mënjanë, faktori kryesor që e ka lëvizur procesin ka qenë pazari i partive politike. Pazar që çdo shqiptar e njeh se çfarë ndodh. Dhe kemi një President të zgjedhur me një shumicë të thjeshtë parlamentare. Gjë që është e papranueshme.

Formula e vjetër me 3/5 impononte kompromis mes palëve. Pse nuk ju duket e përshtatshme kjo formulë?
Duam t’i japim popullit një mundësi për tu shprehur përmes votës. Të kenë mundësi që të japë mesazhin e vet politik ndaj klasës politike. Aktualisht e kanë të pamundur të shprehen. Popullit i mbetet shumë pak për të zgjedhur.

Pse s’kërkoni ndryshimin e mënyrës si zgjidhen deputetët, listat e hapura?
Kjo mund të jetë një kërkesë paralele. M.q.s debati ishte ndezur për ndryshimet kushtetuese ne hodhëm idenë e zgjedhjes së presidentit nga populli. Ne kur kemi diskutuar me 10 kolegët, nuk kemi shkuar me letër për ta marrë firmat.

Çfarë ndodhi me z.Muhedini e PDIU, pse u tërhoq nga nisma dhe pse ky sherr me këtë parti?
Ne kemi pyetur deputetët dhe ata janë shprehur se janë dakord për nismën. Edhe zoti Muhedini (Tahir Muhedini i PDIU) ka shprehur gatishmërinë e tij. Por nuk i kemi marrë firmën sepse kur fjala jepet, mbahet. Nuk e nisëm ne sherrin por u sulmuam në mënyrë të padrejtë. Nëse PDIU do vazhdojë të na sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi se s’na mbetet rrugë tjetër por nuk kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë diskutim”.

LEXO EDHE:  PS mbledh Asamblenë Kombëtare me 7 tetor/ Rendi i ditës

Cili është qëndrimi juaj për reformën në drejtësi? A do ta votoni draftin në 21 korrik?
Unë e kam deklaruar votën time “pro” reformës dhe kam qenë një nga firmëtarët e draftit. Unë jam iniciatore e votimit të draftit, kam firmosur njësoj si 33 deputetët e tjerë që të votohet reforma në drejtësi. Jam shokuar nga diskutimet dje në Parlament të deputetëve PD për çështjen e sovranitetit. Ky draft dhe kjo reformë nuk cenon aspak sovranitetin e vendit por vetëm sovranitetin e deputetëve. Nga ana tjetër Rama duke ia lënë gjithçka në dorë ndërkombëtarëve hoqi dorë nga kauza e reformës në drejtësi. Pra Kryeministri ka braktisur kauzën e reformës në drejtësi si reformën më të rëndësishme të qeverise dhe me qëndrimin më të fundit nuk e lidh më fatin e reformës me fatin e qeverisë së tij.

Si e shihni qëndrimin e Lu për reformën në drejtësi dhe takimin Rama-Basha?
Ambasadori Lu insiston me forcë për miratimin e reformës në drejtësi. Qëndrimet e tij publike tregojnë se cila është klasa politike në Shqipëri.

Znj. Hafizi, duket sikur ka një relaksim të deklaratave tuaja ndaj PS…
Situata në PS është e pakthyeshme rilindja ka pushtuar gjithçka dhe fakti që u përdorën të gjitha manovrat, farsat për të mos lejuar zgjedhjen e kryetarit të PS, kjo s’të jep ndonjë shpresë se PS mund të reformohet. Do të kisha mirëpritur nëse do të ishte krijuar një shteg për të dhënë një mesazh që diçka të qarkullojë brenda asaj parti, do ta kisha mirëpritur, pasi për atë parti kam harxhuar energji prej vitesh. Do të kisha qenë shumë e lumtur nëse do të kishte mesazhe shprese nga PS nëse kjo parti do të kishte një vijim demokratik. Me situatën aktuale nuk shoh ndonjë shpresë.

Do të kishte ndryshim qëndrimi nga ju nëse në PS do të shfaqeshin mesazhe shprese…
Do kisha shfrytëzuar çdo situatë që PS të ndryshojë linjën. Unë mendoj se sot PS është po aq jo demokratike sa të gjitha partitë e tjera. Në mënyrë flagrante u pengua zgjedhja e kryetarit të partisë. PS ka qenë një parti shumë demokratike me debate jo gjithmonë të këndshme, por pa debat nuk ka jetë në parti. Sot është hermetizuar, asfiksuar. Nuk shoh si mund të quhet sot kjo parti, një parti demokratike.

Midis politikës dhe botës akademike, kë do zgjidhnit?
Bota akademike për mua është një botë që e njoh shumë mirë. Jeta politike ishte një botë e panjohur për mua. Se si do të përfundojë kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që unë e ruaj kauzën dhe nuk e tradhtoj deri në fund.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Koalicion me PS/ Habit aleati i Bashës: Kurrë mos thuaj kurrë

LEXO EDHE:  Çfarë kërkoi LSI që s'ia paska dhënë Rama?/*Nga Muharrem Meko

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Ben Blushi/ Një urim në festën e PS

LEXO EDHE:  Koalicion me PS/ Habit aleati i Bashës: Kurrë mos thuaj kurrë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: