LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtësia, Basha i përgjigjet Ramës/Reforma s'mund të trajtohet për intriga politike dhe larje llogarish

15 Korrik 2016, 10:45, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur propozimit të një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama, i cili ftoi opozitën të shkruante vetë variantin e reformës në drejtësi dhe nëse SHBA-BE do të ishin dakort ai do t’a votonte menjëherë.

“Reforma në drejtësi nuk ka nevoje për deklarata elektorale. Kjo reformë kërkon gjithpërfshirje të gjithë shqiptarëve, të çdo faktori politik dhe opozitës, e jo përjashtime sic ka bërë deri tani dhe siç po vazhdon të bëjë Rama”, shprehet Basha.

Në vijim ai shton se është e vështirë ti besosh një njeriu që një herë thotë Reforma e Drejtësisë do të kalojë pa opozitën, pastaj kërcënon se ?do ta votoni me një këmbë?, pastaj tenton planin e blerjes së mandateve, pastaj plane të tjera B, C, D…e tani lëshohet në ekstremin tjetër: “shkruajeni vetë si të doni ” duke përjashtuar Partinë Socialiste nga përgjegjësia.

“Me këtë deklarate ai vetëm sa fakton se asnjëherë nuk e mori seriozisht reformën në drejtësi, por e trajtoi prej ditës së parë si instrument pushteti, për larje llogarish dhe intriga politike.

Nuk kam pranuar që në fillim, dhe nuk do të pranoj as sot, as nesër që drejtësia të trajtohet si plackë për të mbyllur pazare apo për të bërë kalkulime për hir të karrikes.

PD dhe opozita është angazhuar me seriozitet që ditën e parë, duke kërkuar konsensus, duke ofruar zgjidhje, duke qëndruar fort në parimet dhe rekomandimet e Venecias.

Sepse qëllimi ynë i vetëm është një reformë që t’i shërbejë shqiptarëve dhe Shqipërisë sot dhe në dekadat që vijnë, dhe jo orekseve të dites, skemave, intrigave dhe kurtheve për pushtet.

Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe përmbajtje të Venecias, dhe Rama e ka mbi tryezë.

Ta votojmë, e shqiptarëve dhe aleatëve që po kërkojnë konsensusin tash sa kohë, tu japim lajmin e mirë!”, thekson Basha. /citynews/

Lajmet e fundit nga