LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Zbulohet kompania që fiton tenderat me letra fallse

14 Korrik 2016, 16:32, Aktualitet CNA

Kompania ?Korsel?, në pronësi të shtetasit Maksim Fejzulla, e cila ka fituar tenderat e pastrimit të qytetit të Korçës, Tiranës dhe Kavajës, rezulton se nuk plotëson kriteret e përcaktuara nga vetë bashkitë.

Citynews ka siguruar dokumentet mbi të cilat kjo kompani rezulton fituese dhe kriteret e përcaktuara nga bashkitë. Kështu sipas kritereve të bëra publike, firma fituese duhet të ketë, në rastin e Tiranës, 12 mjete jo më të vjetra se 1998, ndërkohë që Korsel ka vetëm 3 mjete prodhimi ?98, 99 dhe 2000, ndërsa mjetet e tjera i përkasin viteve 1986, 1989, 1990, 1993, 1996.

Por jo vetëm kaq, por kompania në fjalë në të paktën dy raste, për dy nga mjetet e saj ka fallsifikuar dokumentacionin, gjë që përbën një tjetër skandal.

Kështu mjeti me targë Tr 1091 U, sipas një dokumenti zyrtar të Ministrisë së Transporteve, rezulton si vit prodhimi 1990, por nga dokumentet e dorëzuara nga kompania Korsel, thuhet se i përket vitit 1999.

Po kështu mjeti me targë  KO3638 B, që sipas dokumenteve të Ministrisë së Transporteve, është me vit prodhimi 1993, nga dokumentet që ka dorëzuar firma rezulton 1999. Pra për të paktën këto dy mjete, rezulton që kompania ka fallsifikuar dokumentet.

Kompania në fjalë ka fituar tenderin e Bashkisë Tiranë, për ?Pastrimin e pjesës Perëndimore ? 1 të Qytetit?. Fondi limit i tenderit është 174,285,296 lekë, ndërsa është fituar nga Korsel me 173,578,686 lekë.

Maksim Fejzulla, është akuzuar për përfitim të tenderave të Bashkisë së Korçës lidhur me pastrimin e dëborës, shërbim ky i cili nuk është kryer i plotë. Në Korçë dëbora nuk u pastrua, megjithëse Fejzulla kishte kontratë me Bashkinë e qytetin. Dhjetra persona përfunduan në spital me krahë apo këmbë të thyera për shkak të shërbimit të pakryer nga kompania e Korsel.

I njohur si Maksi i ?plerave? fiton tenderat me 99% të vlerës, ndërkohe qytetarët janë viktimat e milionave të taksave të tyre.

Sipas një kërkimi të citynews, Fejzulla ka marrë plot 13 miliardë lekë duke filluar që nga viti 2013 e deri në majin e vitit 2016. Siç vihet re në transkaksionet e mëposhtme, kontratat e lidhura nga Fejzulla janë kryesisht me bashki./citynews 

Lajmet e fundit nga