LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Numrat për Qeverinë dhe për reformën në drejtësi

14 Korrik 2016, 12:45, Aktualitet CNA

Reforma në drejtësi dhe mbështetja që ka Qeveria Rama nuk kanë të njëjtën mbështetje votash dhe të dyja çështjet nuk mund të unifikohen.

Pra nëse sot ka deputetë të mazhorancës, që megjithë raportet e acaruara me Kryeministrin Edi Ramën, votojnë pro draftit për reformën në drejtësi, kjo nuk mund të thuhet në rastin e dytë, pra nëse ato do të kenë një votë pro qeverisë në rast të një mocioni mosbesimi.

Për Reformën në Drejtësi i gjithë grupi parlamentar i PS-së i përbërë nga 65 deputetë voton reformën në drejtësi.

Ndërkohë sipas deklarimeve publike edhe LSI me deputetët e saj voton reformën në drejtësi, duke e çuar numrin në 84, pa përfshirë këtu edhe 5 deputetë të PDIU-së, Vangjel Dulen e PBDNJ-së, apo edhe deputetë të partive të vogla si LZHK, PDK , PR apo qoftë edhe deputetë të caktuar të PD-së, gjë që kapërcen edhe numrin e nevojshëm të votave që duhen për të miratuar draftin e reformës në drejtësi, nëse të gjithë ligjvënësit që përfaqësojnë forcat e mësipërme do t?I përnbahen deklarimeve se votojnë pro reformës.

Por në rastin e mbështetjes ndaj Qeverisë, numri i votave në krahasim me atë të reformës në drejtësi, pothuajse përgjysmohet. LSI, sipas një skenari, mund të heqë mbështetjen për qeverinë, duke ulur menjëherë numrin me 20 deputetë. Veç tyre janë të paktën 10 deputetë socialist të cilët nuk votojnë pro Qeverisë Rama, duke bërë që edhe nëse PDIU apo parti të vogla parlamentare të mbështesin qeverinë me votë, Rama nuk mund të mbajnë në këmbë qeverinë.

Sipas të gjitha llogaritjeje, në rastin më të mirë, Rama gëzon vetëm 61 vota në Kuvend, ndërsa nëse ato do të mbeten vetëm me deputetët e PS-së, mbështetje zbret në 54-55 vota. Kjo për shkak se disa deputetë socialistë për shkak të përplasjeve, qejfmbetjeve apo përjashtimeve nga Grupi parlamentar, nuk votojnë pro Ramës Kryeministër.  /citynews/

Lajmet e fundit nga