LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mero Baze sulmon LSI-në/ Është me PD dhe kundër ndërkombëtarëve

14 Korrik 2016, 20:11, Aktualitet CNA

Botuesi dhe gazetari Mero Baze ka sulmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim lidhur me qëndrimin e kësaj force politike për Reformën në Drejtësi.

Përmes një editoriali me titull ?Brexit shqiptar ose një ikje nga Perëndimi?, Baze artikulon se LSI është në një linjë me Partinë Demokratike dhe se është kundër ndërkombëtarëve në këtë proces.

Mero Baze shprehet se qëndrimi i LSI-së është një lloj konfirmimi i ?Brexit?-it shqiptar sa i përket mosdakordësisë me BE dhe SHBA për reformën në drejtësi.

?Prej sot, PS dhe LSI mund të jenë bashkë për ndonjë vend pune, për ndonjë plan investimesh, për ndarje buxhetesh dhe beteja lokale, por nuk janë bashkë për objektivin madhor të koalicionit, dhe si i tillë koalicioni politik ka marrë fund. Ai mund të shtyhet përkohësisht si koalicion numerik, por jo politik. PS dhe LSI janë sot si Cameroni dhe konservatorët radikalë që udhëhoqën fushatën kundër BE dhe detyruan kryeministrin të ikte.? shkruan Baze.

Sipas gazetarit LSI i jep fund përpjekjeve ndërkombëtare për t?u bërë thirrje deputetëve të opozitës të votojnë reformën, si dhe dhe ultimatumit amerikan për PD dhe presionit nga e dërguara e kancelares Merkel mbi PD. ?Qëndrimi i LSI i jep fund përpjekjeve ndërkombëtare për t?u bërë thirrje deputetëve të opozitës të votojnë reformën, pasi tani ato thirrje nuk kanë më kuptim pa votat e LSI. Qëndrimi i LSI po ashtu i jep fund dhe ultimatumit amerikan për PD dhe presionit nga e dërguara e kancelares Merkel mbi PD. Tani shumica e Kuvendit është kundër reformës, dhe si e tillë është një arsye e fortë për të rishikuar konfigurimin politik të tij.? vijon më tej gazetari.

Ai shton se ka dalë tërësisht jashtë loje në këtë proces. ?Nga ana tjetër, duket se kryeminstri Edi Rama ka dalë tërësisht jashtë loje, duke deklaruar zyrtarisht se tani negociatat duhet të zhvillohen mes SHBA-BE e PD dhe ai pranon gjithçka, duke kaluar në pozitat e pakicës.? shprehet Baze.

Lajmet e fundit nga