LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutohet një shqiptar në Athinë

14 Korrik 2016, 17:26, Aktualitet CNA

Një shqiptar është ekzekutuar në qendër të Athinës. Ngjarja ndodhi në afërsi të sheshit Omonia, pas një sherri që nisi për motive të dobëta në një lokal, mes kamarieres dhe një klienti me origjinë irakene.

Sipas policisë, sherri filloi pasi irakeni ngacmoi kamarieren që punonte në lokal, në pronësi të një shtetasi shqiptar. E reja kërkoi ndihmën e pronarit, i cili mbërriti së bashku me një mikun e tij.

Nuk vonoi shumë dhe palët filluan të konfliktohen, derisa irakeni nxorri pistoletën dhe qëlloi mbi shtetasin Vangjel Kremidha, nga fshati Kalcat i Sarandës dhe mikun e tij.

Kremidha humbi menjëherë jetën, ndërsa pronari i lokalit mbeti i plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Në spital u dërgua edhe një kalimtar i rastit për shkak se u plagos nga një plumb që bëri rikoshet, raporton TCH.

Lajmet e fundit nga