LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-800 kg kanabis nga Durrësi në Brindizi/Skaneri “fle gjumë”

13 Korrik 2016, 09:23, Aktualitet CNA

Tashmë në Shqipëri fiaskot e bujshme përsa i përket fushave të rendit publik e sigurisë kombëtare nuk janë më përjashtim, por rregull i Qeverisë së ?Rilindjes?. Dështimi i fundit ishte kapja në Itali, në Casalabate të Leces (Lecce) të 800 Kg. kanabis dhe një pistolete ?Tokarev? kal. 7.62 mm me 15 fishekë. Në pamje të parë kapja e 800 Kg. kanabis nuk është ndonjë gjë e madhe, sepse pas viti 2013 italianët kanë kapur edhe 2 edhe 3 ton kanabis shqiptar me një goditje të vetme. E reja e kësaj kapje është mënyra sesi kjo sasi kanabisi u trafikua nga Shqipëria në Itali. Nuk mund të justifikohet kush me shprehjen standart që nuk mund të kontrollojmë cdo pëllëmbë të bregdetit, sepse nuk u përdorën gomonet oqeanike ose motorskafët e shpejtë, por ngarkesa nga Porti i Durrësit përfundoi në Portin e Brindizit. Për më shumë mund të konsultohet linku http://www.laregione.ch/articolo/le-fiamme-gialle-intercettano-ottocento-chilogrammi-di-marijuana/28742

Gjykatësi i hetimeve paraprake i Leces Vincenzo Brancate dha masën e sigurisë arrest me burg për 2 shtetas shqiptarë që u kapën nga Roja e Financës duke transportuar me furgon 150 Kg. kanabis dhetë njëjtën masë sigurie për  malazezin B. B. 27 vjec, që shërbente si roje në ?magazinën? e kanabisit ku u kapën 650 Kg. të tjera drogë. Sipas gjykatësit Brancate finacierët italianë i kishin ?qepur ? më së miri provat për tre shkelësit e ligjit. Ata e kishin mbajtur nën mbikqyrje ngarkesën e kanabisit nga Porti i Durrësit për në Brindizi e më pas për në vend magazinimin në Casalabate. Pikërisht nga këtu më pas sasi prej 80-150 Kg kanabis në varësi të kërkesës së tregut transportoheshin nga 2 korrierët shqiptarë në rajonet e veriut të Italisë si Lombardi, Piemont, Toskanë, Lazio etj.

Si vallë kaluan kontrollin policor-doganor dhe skanimin nga koncesionari privat plot 800 Kg kanabis, sikur të sihin 8 kokrra misri?! Në Durrës koncesionari i skanimit për më tepër ka instaluar një skaner jo vetëm më modern sesa ai në DOganën e Barit, por edhe sesa skaneri në Portin e Gjenovës. Fatkeqësisht tashmë është bërë e modës që kontrolli me skaner në Durrës të shoqërohet me skandale. Pas akteve terroriste në Paris (nëntor 2015) me gjithë rritjen e masave të sigurisë në Doganën e Durrësit kaluan pa u kapur nga skaneri 1,6 ton kanabis. Për këtë 3 doganierë, 2 policë dhe 2 punonjës të firmës koncesionare të skanimit u arrestuan për të shërbyer si koka turku. Arrestimet nuk e zgjidhën problemin, nuk e shtuan sigurinë në Durrës, sepse pak ditë më vonë në Brindizi dhe Bari u kapën kuintalë me kanabis, armë e klandestinë, që nuk i kishte detektuar skaneri në Durrës! Tashmë në korrik 2016 përsëri skaneri ultramodern në Durrës nuk zbulon jo vetëm pistoletën dhe 2 krehrat me fishekë por edhe 8 kuintalë kanabis. Dështime të tilla tashmë janë bërë normë. Vetëm 15 ditët e fundit kemi disa ngjarje të rënda, që vënë në pikëpyetje rendin publik dhe sigurinë kombëtare në Shqipëri. Kemi grabitje parash të bankavëe të nivelit të dytë në pistën e Aeroportit të Rinasit. Kemi grabitje banke në qendër të Vlorës ditën me diell, bankë kjo e grabitur 2 herë në 3 vitet e fundit mu në Sheshin e Flamurit! Kemi rrëmbim peshkarexhe në Durrës, që nuk e kapin radarët mjaft modernë ?Lockheed Martin? të Mrikës së Lulzimes alias Mimi Kodhelit. Kemi 4 doganierë Kakavie, që i arreston policia greke nja 30 Km brenda territorit grek duke shoqëruar 2 automjete të mbushura plot me sende të vjedhura në Greqi. Sot u desh të bucisnin mediat italiane për 800 Kg. kanabis, që të mësonim se skaneri ultramodern i Durrësit na qenkërka ?qorruar? përsëri! Në maj-qershor ?skifterët? të përkrahur nga segmente të devijuara të policisë vodhën me thyerje shtëpi të drejtorëve, zv/ministrave e deputetëve të LSI-së në Tiranë e në rrethe e kështu me rradhë. Legjitmisht lind pyetja me këtë vrull, që kanë marrë skandalet a ka ndonjë vend të sigurtë në Shqipëri? Larg qoftë mos ndoshta këtë verë kanë për të vjedhur edhe kërpudhën e famshme te oborri i Kryeministrisë? Rrezik krimi i trimëruar pa kufi ka për të vjedhur edhe ndonjë burim radiacioni te ndërmarrja, ku është drejtor prof.Klosi, pastaj nuk ka burrë në tokë e Zot në qiell, që ta shpëtojë ?Rilindjen? dhe ?Rilindjexhinjtë?!/Gjergj THANASI

Lajmet e fundit nga