LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Kontrabandë nafte nga Maqedonia

13 Korrik 2016, 17:14, Aktualitet CNA

Qeveria pretendon se po lufton informalitetin, por kontrabanda e naftës vazhdon çdo ditë dhe askush në dogana dhe tatime nuk e sheh.

Disa muaj më parë Fiks Fare në Top Channel denoncoi me pamje sesi kontrabanda e naftës vinte nga Maqedonia drejt Shqipërisë. (http://www.citynews.al/2016/02/denoncimi-ne-fiks-fare-nafta-kontrabande-nga-maqedonia-shitet-ne-korce/)

Ky denoncim nuk mjaftoi sepse e njëjta situatë por edhe më e përkeqësuar nga një vëzhgim i citynews, në zonën e Korçës, Pogradecit dhe Prrenjasit kontrabanda vazhdon dhe sekserët janë shtuar.

Pikat kryesore të kësaj kontrabande janë Qafë-Thana, Dogana e Tushemishtit dhe Gorica.

Si behet?

Çmimi i naftës në Greqi është rreth 0.80 cent, pra më pak se 1 euro ose rreth 1 mijë lekë të vjetra. Çmimi në zonat e sipërpërmendura është minimallisht 50% më i shtrenjtë, pra rreth 1500 lekë të vjetra.

Mjete të ndryshme shkojnë në Maqedoni në pikat më të afërta, mbushin serbatoret e tyre, serbatoret e montuara reserve dhe disa bidona që mbajnë në bagazh. Dogana pas merr pjesën e saj, bën një sy qorr e një vesh shurdh. Mjetet kanë jo pak por nga 250 deri në 300 litra naftë. Kjo sasi me ose pa porosi shitet për furgonat apo edhe autobuzat. Tregu i shumicës të Fruta Perimeve në Korçës është një pikë e madhe shumice, ndërkohë shumë prej kontrabandistëve punojnë edhe me porosi duke e çuar direkt në shtepitë e shoferëve. Çmimi eshte 1300 deri 1400 lekë, më i lirë dhë reklamohet si naftë më cilësore.(vijon)/citynews

Lajmet e fundit nga