Connect with Us

Fox News raporton skandalin e kryeministrit Rama me Presidentin e SHBA-ve

Aktualitet

Fox News raporton skandalin e kryeministrit Rama me Presidentin e SHBA-ve

Publikuar

-

Fox News, një nga mediat më të mëdha dhe kryesore në SHBA dhe botë, ka raportuar përmes një shkrimi të gazetarit Perry Chiaramonte për  rastin e hetimit federal ku është përfshirë një shofer nga New Jersey, njeriu i fuqishëm në botë dhe kryeministri i Shqipërisë. Ky rast, sipas gazetarit  ka tërhequr vëmendje të pakët në SHBA, por ajo ka përfshirë korridoret e pushtetit politik në Europën Jug-Lindore. Sipas raportit të gazetarit, Shehu nuk ka çuar gruan e tij në takimin me Obamën, por Edi Ramën, i cili më pas do të bëhej kryeministër i Shqipërisë.

Bilal Shehu në raportin e Fox News, theksohet se është deklaruar fajtor në datën 21 qershor [pasi me dijeni dhe me dashje ka dhënë kontirbute të huaja dhe donacione dhe pritet të përballet me 5 vjet burg dhe një gjobë 250 mijë dollar në vendimin që do të jepet në datën 5 tetor.

Më tej Fox News raporton se rasti i Shehut u hetua nga FBI dhe ai pranoi marrjen e parave nga një burim i huaj me anë të një transferimi në llogarinë e tij bankare. Fox News raporton se prokurori amerikan i New Jerseyt në një deklaratë për mediat tha se askush nga komisioni për mbledhjen e fondeve Obama nuk është akuzuar për faktin se ata kanë bashkëpunuar se ata kanë bashkëpunuar plotësisht me hetimin.

Avokati Alan Abramson i tha Foxnews se klienti i tij e ka pranuar fajësinë në gjyq. Më tej, një nga mediat kryesore të SHBA-ve raporton edhe qëndrimet politike të opozitës. Ajo citon zëvendës prokurorin e përgjithshëm Albi Serjanin, i cili në një prononcim për BalkanInsight.com ka theksuar se prokurorët do të duan rreth një muaj kohë për të verifikuar çështjen sipas procedurave standarte dhe në rast se do të gjendet ndonjë element krimi, më tej do të hapet hetimi.

LEXO EDHE:  Gazetarja i kujton replikën me Blushin në Bruksel/Rama befason me reagimin

Më poshtë linku i lajmit të plotë në Foxnews

http://www.foxnews.com/us/2016/07/12/obscure-case-involving-obama-nj-limo-driver-sends-shockwaves-through-albania.html

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nxehtësi përvëluese/ Zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës

Publikuar

-

Nga

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia po luftojnë me zjarret.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Ramën dhe Metën/Mesazhi i tij i plotë në çadër

LEXO EDHE:  “Këta janë ‘kodoshët’ e tmerrshëm që zbuloi sot kryeministri”/ Artan Hoxha del me reagimin e fortë

Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Luftë” me flakët në Korçë/ Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Zjarrfikësja, forcat  ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës.

Ndërkohë, sipas report tv, flakët rrezikojnë të prekin edhe Monumentin e Kulturës, Manastirin e Shën Pjetri.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.

Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët për të mos lejuar  që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.

LEXO EDHE:  Nga Artur ZHEJI/A po shkon Saimir Tahiri drejt përplasjes me Ramën?

LEXO EDHE:  Nesho kritika Ramës/ Deklaratat në Pejë, aventureske

“Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar  të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur”, tha Koki.

LEXO TE PLOTE

Bota

E rëndë/ 21-vjeçarja ndërron jetë një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat egjiptian, ku një 21 vjeçare ka ndërruar jetë në ditën e saj të dasmës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nusja e re humbi jetën pas një sulmi në zemër vetëm një orë pas dasmës në shtëpinë e saj, ende pa hequr fustanin e nusërisë.

21 vjeçarja Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.

LEXO EDHE:  Gazetarja i kujton replikën me Blushin në Bruksel/Rama befason me reagimin

LEXO EDHE:  Rama sulmon Kryemadhin, por “i lëpihet” Metës

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një banor pranë banesës së çiftit.

LEXO TE PLOTE