LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asgjësohen 2241 rrënjë kanabis/ Arrestohet 58-vjeçari

13 Korrik 2016, 07:08, Aktualitet CNA

Policia e Memaliaj ka asgjësuar 2241 bimë narkotike të llojit kanabis si dhe ka sekuestruar dy armë zjarri.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Lavdërim Mahmuti , 58 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur ” Vila” ,fshati Rabije , Memaliaj u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 5 parcela me 2240 bimë narkotike Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.

Në këto parcela u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri model 63 si dhe 15 copë fishek. Gjithashtu në banesën e tij në fshatin Rabije u gjet një armë gjahu tip Shotgan si dhe një kabëll elektrik që shkonte nga banesa e tij në parcela.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike “, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetis dhe sportive”

Lajmet e fundit nga