LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush i zhgënjeu me shumë socialistët në 25 vite: Fatos Nano apo Edi Rama?

12 Korrik 2016, 17:57, Aktualitet CNA

Nano njihet si lideri historik i PS-së. Mirë apo keq e transformoi PP në PS me stil e durim. Sot Edi Rama organizon festën e 25 vjetorit të PS-së me 2 mijë të ftuar. Mes Nanos dhe Ramës çdo socialist e bën një dallim. Kryetari themelues i PS, Fatos Nano, bëri sot me rastin e festës së 25 vjetorit të themelimit një urim të shkurtër: ?Gëzuar Socialistë!?.

Por faktikisht, Fatos Nano, urimin e tij të plotë në formë mesazhi dhe thirrje politike e ka bërë një muaj më parë dhe pikërisht në ditën kur duhet bërë, më 12 Qershor që është edhe dita fikse kur është themeluar Partia Socialiste, në vitin 1991.

Nano në atë mesazh për socialistët, pasi rikujton vlerat dhe kontributet e PS për demokracinë në Shqipëri, ngre alarmin për sëmundjen e rëndë që e ka kapluar atë.

Sipas Nanos ajo sëmundje është e ashtuquajtura ?Rilindje?, e cila po shtrin vdekjen mbi gjithçka të mirë të krijuar në 25 vitet e jetës së partisë. Deri tani, pak orë nga nisja e ceremonisë zyrtare, duket se Nano nuk ka ndryshuar mendim.

Mesazhi i plotë i Fatos Nanos:

?Ky është një përvjetor kuptimplotë për të vlerësuar pjekurinë e një partie të madhe politike, të madhe për nga vlerat dhe kontributet në 25 vjet demokraci pluripartiake në Shqipëri dhe në rajon. Sot jetojmë në kohë krizash, në vend dhe në botën që na rrethon.

Në krizë është edhe politika, edhe partitë tradicionale në Shqipëri. Për fat të keq edhe PS-ja. ?Sot nuk është më kështu! Krizat kanë kërrusur jo vetëm Shqipërinë dhe rajonin, por edhe vetë PS-në! Diçka thelbësore është thyer dhe nuk funksionon në organizmin e saj demokratik.

Në këtë ditë të shënuar dhe kryelartë për socialistët dhe të majtën e re shqiptare në tërësi, nuk është e dobishme të stigmatizohet sëmundja e rëndë nga e cila po gulçojnë PS-ja dhe demokracia shqiptare, por, është momenti i mobilizimit të gjithë aftësive, përvojave dhe brezave përfaqësues të tyre në PS, për t?u ringjallur, përpara se ?rilindja? të shtrijë vdekjen mbi gjithçka të mirë të krijuar me solidaritet shembullor në 25 vite!?.

Nga shtatori 2005 kur PS-në e mori Edi Rama selia rozë ka pësuar shumë transformime. Kanë ndryshuar njërëzit , por me shumë mënyra e drejtimit. Fatos Nano e filloi mirë me drejtimin e PS-së dhe e mbylli në mënyrën me të poshtër, duke e shndërruar në parti ku kupola u korruptua dhe u shkëput nga socialistët, derisa hyri në pazare me liderin e PD-së Berisha në vitet kur e dorëzoi selinë e PS-së. Dhe me pas për hir të ambicjes për President Republike u fut në vathën e Berishës, duke tradhëtuar hapur socialistët.

Ndërsa Edi Rama e mori PS-në dhe pas shumë zikzakeve erdhi në pushtet, falë edhe Ilir Metës. Në këto vite pushteti ?palosi? Ben Blushin, me te cilin kishte kauzë e miqesi të hershme, duke e shnderruar PS-në në ?Rilindje?, e cila edhe bojën e ka ndryshe nga ngjyra e kuqe e PS-së së vitit 1991.

Sot festojnë 25 vjetorin, socialistët. Po cili e shkatërroi me shumë PS-në; Nano apo Rama?/Koha Jone

Lajmet e fundit nga