LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Task Force Antikorrupsion/Llalla komandon Ndini Tavanin

11 Korrik 2016, 15:35, Aktualitet CNA

Njësia e hetimit Task Force në Prokurorinë e Tiranës, e cila heton krimin e zyrtarëve shtetëror, korrupsionin dhe abuzimet me detyrën, nga dita e sotme do të drejtohet nga Ndini Tavani.

Prokurori Tavani është komanduar me firmë të kryeprorkurorit Adriatik Llalla, ndërsa Deniona Kastro është transferuar në Durrës.

Ndryshimi i kreut të Task Force vjen në një kohë kur kjo strukturë ka nën hetim zyrtarë, ministra, politikanë dhe biznesmenë të ndryshëm.

Tavani prej vitesh është Prokuror në Tiranë dhe ndër çështjet që k hetuar është edhe ajo ndaj ish-ministrit të Punës Sociale, Spiro Ksera.

Gjithashtu, Ndini Tavani ka në hetim biznesmenin Rezar Taçi si dhe pas largimit të Ramadan Trocit përfaqësoi akuzën për llogari të shtetit në të ashtuquajturën vjedhja e shekullit në Bankën e Shqipërisë. /citynews/

Lajmet e fundit nga