Connect with Us

Metodat natyrale për largimin e të gjitha llojeve të insekteve nga shtëpia juaj

Aktualitet

Metodat natyrale për largimin e të gjitha llojeve të insekteve nga shtëpia juaj

Publikuar

-

Spërkatjet kundër insekteve janë të dëmshme për njerëzit dhe kafshët shtëpiake, ndërsa sulmet mund të zgjidhen edhe me metoda natyrale.

Lufta kundër buburrecave në shtëpi fillon me pastrimin e plotë sepse ata tërhiqen nga grimcat e sheqerit dhe bukës dhe mbetjet ngjitëse të ushqimit në dyshemetë e kuzhinës, transmeton Koha.net. Sheqerin, mjaltin dhe gjërat tjera të ëmbla ushqimore gjithsesi ruani në enë të mbyllura mirë. Edhe mielli është mirë të ruhet në enë.

Në vendet ku buburrecat janë më aktive lëni disa qese çaj mendre. Zbuloni vendin përmes të cilit buburrecat hyjnë në shtëpi dhe vendosni pengesë të cilën nuk do të guxojnë ta kalojnë – ajo mund të jetë, për shembull, speci i kuq, ose fije të zhytura në vajrat eterike të limonit, cimet ose kafe e bluar.

Gjithsesi zbrazni mbeturinat, dhe mbani mend që shumicën e insekteve i tërheqin burimet e ujit – rregulloni rubinetet nga ku pikon, kontrolloni vendin ku pikon ose nën lavaman dhe mos i lëni enët e palara të qëndrojnë gjatë natës. Hiqni qafesh gazetat e vjetra dhe kutitë në të cilat mund të fshihen insektet dhe mbyllni vrimat rreth dritareve dhe mureve.

Rrjeti është mbrojtja më e mirë

Rrjeti në dritare është jashtëzakonisht i dobishëm sepse parandalon hyrjen jo vetëm të insekteve por edhe mizave dhe karkalecave të cilët përndryshe vështirë hiqen qafe me metoda tjera.

Mos i prekni brumbujt, nuk ju bëjnë dëm

Brumbulli ushqehet me fruta të kalbura dhe nuk bën dëme. Në disa vende janë edhe të mbrojtur, sepse numri i tyre është duke u zvogëluar. Kapeni me letër dhe gjuajeni nga shtëpia.

Skara pa mushkonja

Dëshironi të parandaloni që mushkonjat të mos ju mërzisin derisa shijoni në skarë në vend të hapur, hidhni në qymyr një degëz rozmarinë ose sherbelë. Aroma e bimëve djegëse aromatike do të mbaj larg gjakpirësit.

Piperi i nenexhikut largon të gjithë dëmtuesit

Përzieni 30 mililitra vaj të piperit të mendrës me një litër ujë të distiluar, derdheni një në enë me sprej dhe spërkatni të gjitha sipërfaqet e kuzhinës.

Insekticidi natyror

Insektet mund t’i largoni ashtu që dheun diatomeike ose kieselguhrin (shitet nëpër dyqanet e kopshtarisë) e lëni në qoshet e murit në banjë dhe në kornizat e dritareve. Vret insektet për 48 orë.

Mjetet me ngjyrë të kuqe

Insektet nuk mund të durojnë aromën e livandës, eukaliptusit të limonit, kedrit, çajit, karafilit dhe citroneles. Nëse në mbrëmje e lëni dritën ndezur dhe dritaren e hapur, do të hyjnë në shtëpi edhe nëse nuk ndiejnë erë. Zgjidhja më e sigurt janë rrjetat në dritare, ndërsa mirë është që ta largoni edhe ujin e ndenjur – atë në legenët për kafshë shtëpiake dhe ku i lani zogjtë, duheni t’i ndërroni të paktën dy herë në javë, ndërsa nga kopshti t’i largoni artikujt që mbledhin ujin e shiut. Mushkonjat më së shumti janë aktive në mëngjes dhe mbrëmje për dallim nga mizat të cilat në atë kohë janë “të fjetura’, dhe është më lehtë t’i goditni me mjetin kundër tyre.

LEXO EDHE:  “Nuk ka ndryshim pa larguar tre kryetarët e partive”/ Topalli thirje qytetarëve

Më mirë është të masni pak më sipër se në mes sepse mizat reagojnë në rrezik ashtu që fluturojnë lart. Më të mirat janë mjetet e kuqe për t’i kapur mizat sepse mizat e shohin dobët këtë ngjyrë.

Çimkat kthehen

Çimkat janë aktive gjatë natës, ndërsa kafshimet e tyre duken si alergji puçrrash. Në vitet e fundit paraqiten përsëri në vendet e zhvilluara. Është shumë vështirë të hiqen qafe, prandaj më së miri është që t’i lihen ekspertit.

Larja e rrobave në temperatura të larta

Numrin e merimangave të vockla që jetojnë në pluhur do ta reduktoni me fshirjen apo thithjen e rregullt. Larja e çarçafëve në temperaturë prej 60 shkallësh po ashtu i shkatërron.

Molet pëlqejnë edhe kuzhinën

Rrobat dimërore para vendosjes në dollap lani mirë dhe thani dhe në dollap vëni pak livandë. Për të dekurajuar molet e kuzhinës, mbyllni ushqimet në enë të xhamit apo plastikës.

Karabishtët nuk shkojnë në vesh

Besimi që karabishtët hyjnë në vesh është mit urban. Ata janë të parrezikshëm, ndërsa në kopsht rregullojnë një numër të insekteve të dëmshme. Në shtëpi i tërheq uji i derdhur.

Fshirja e thellë me fshesë elektrike largon pleshtat

Pleshtat në shtëpi hyjnë në shpinë të kafshëve shtëpiake, prandaj krihni dhe lani rregullisht, transmeton Koha.net. Nëse pleshtat zvarriten në tepih apo mobilie të veshura me tapiceri, është e nevojshme që ta fshini në mënyrë të thellë.

Mos pini cigare derisa spërkatni

Gjatë spërkatjes me preparate kimike kini kujdes që të mos thithni gazrat e tyre, mbroni lëkurën dhe mos pini cigare derisa spërkatni. Kini kujdes që të mos kenë kontakt me ushqimin.

Mizat e urrejnë eukaliptusin

Në gazë mbështillni nenexhik, dafinë, karafil dhe borzilok dhe vareni te dera e hapur. Kjo do t’i largojë mizat. Ose merrni pambuk në të cilin keni hedhur vaj të eukaliptusit.

Bimët kundër mushkonjave

Nenexhiku (Nepeta cataria, catnip) largon mushkonjat, ndërsa të dobishme janë edhe preparatet prej tij. Në kopsht edhe në ballkon është mirë të mbillni rozmarinë, kumak, nenexhik të egër dhe pelargoniumin me aromë të limonit.

Përmbahuni udhëzimeve në insekticide

Nëse vendosni për ndonjë përgatitje komerciale kundër bubave, përmbajuni mirë udhëzimeve. Shumica e preparateve janë e rrezikshme për njerëzit dhe kafshët shtëpiake.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Publikuar

-

Nga

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga Kosova.

Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri i studiuesit Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve”.

Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e ushtrisë jugosllave.

Studiuesi Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje.

Masakra e Tivarit i 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve për arsye se nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidal kundër shqiptarëve pasi në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, të cilët në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë zoti Draga.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, këto ditë doli nga shtypi libri “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për lexuesin shqiptar.

Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkivat të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi zoti Draga.

LEXO EDHE:  Shqipërisë po i ikin intelektualët/ OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njërëzve të aftë

LEXO EDHE:  “PD e ka të sigurt fitoren”/ Paloka: Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë largimin e Ramës

Studiuesi Draga po ashtu vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Kosova, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Deri më tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe të njihen opinione me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Kosova është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërsëdrejti me qeverinë në Mal të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha zoti Draga.

Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë dërguar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve pro-palestinezëve në Paris

Publikuar

-

Nga

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve pro-palestinezëve në Paris

Policia franceze përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e vogla të demonstruesve në Paris të shtunën të cilët dolën për të mbështetur palestinezët në Rripin e Gazës, duke sfiduar ndalimin e protestës.

Shefi i policisë së Parisit Didier Lallement kishte urdhëruar dyqanet pranë pikës fillestare të marshimit të planifikuar në një lagje në veri të kryeqytetit pasi një gjykatë administrative konfirmoi ndalimin e protestës.

Autoritetet përmendën një protestë të ndaluar pro-palestineze të korrikut 2014 kundër një ofensive izraelite në Gaza që degjeneroi në dhunë dhe përleshje me policinë për të justifikuar urdhrin kundër marshimit të së shtunës.

LEXO EDHE:  “PD e ka të sigurt fitoren”/ Paloka: Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë largimin e Ramës

LEXO EDHE:  “PD e ka të sigurt fitoren”/ Paloka: Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë largimin e Ramës

Protestat u lejuan në shumë qytete të tjera, duke përfshirë Lille në veri deri në Marsejë. Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit ka rritur vigjilencën e autoriteteve franceze, nga frika se konflikti mund të zhvillohet edhe në Francë në formën e protestave të dhunshme, siç ka ndodhur në vitet e kaluara.VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk duam t’i lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, dhjetëra anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe themelues të PD-së kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Lulzim Basha nga posti i kryetarit.

Megjithatë, nga Basha nuk ka pasur asnjë reflektim, ndërsa kryetari vijon me propagandën e tij se beteja sapo ka filluar.

Pas dorëheqjes së sekretarit organizativ Sahit Dollapi, demokratët kanë filluar të braktisin Bashën njëri pas tjetrit.

CNA.al mëson se në grupin e Whatsapp-it të Këshillit Kombëtar të PD, ku shpërndahet propaganda e SHQUP-it, anëtarët kanë filluar të largohen njëri pas tjetrit.

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme/ Të rinjtë shqiptar të parët në botë për t’u larguar nga vendi

LEXO EDHE:  Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim thirrje qytetarëve/ “Largimi i tre kryetarëve është në dorën tonë”

Mësohet se nga grupi është larguar jo vetëm Sahit Dollapi, por edhe anëtari i Këshillit Kombëtar Darien Xhindoli, i cili ka qenë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Ky largim i demokratëve vjen vetëm një ditë para se Basha të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark.

Kjo tregon edhe një herë se varka e Lulit tashmë është në mbytje e sipër dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE