LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/Policia e shpalli të vdekur në aksident, i riu është gjallë

10 Korrik 2016, 11:19, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e djeshme policia njoftoi se si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Delvinë kishte humbur jetën 27 vjeçari Bledar Pula. Por fatmirësisht, megjithëse në gjendje të rëndë shëndetësore, 27 vjeçari është gjallë.

Në një njoftim tjetër për ngjarjen të dhënë sot policia thotë se i riu, drejtues i motoçikletës ndodhet në spital.

Po kështu, rëndë në spital ndodhet edhe pasagjeri i mjetit, babai i drejtuesit Igli Seiti. Policia u kërkon ndjesë familjarëve për lapsusin siç e cilëson ajo.

Deklarata e Policisë

Sqarim në lidhje me aksidentin në Delvinë

Në lidhje me njoftimin e dhënë nga policia për aksidentin e ndodhur në 09.07.2016, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Sarandë ? Delvinë, ndërmjet një automjeti dhe një motorçiklete, sqarojmë se:

Në informacionin paraprak njoftuam se drejtuesi i motorçikletës shtetasi Bledar Pula, 27 vjeç, banues në Delvinë, kishte ndërruar jetë.

Fatmirësisht ky shtetas është ende në jetë, megjithëse në gjendje shumë të rëndë.

Gjithashtu edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin që drejtohej nga Igli Seiti ( pasagjeri  Sh.S është babai i Iglit), ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia u kërkon ndjesë familjarëve për këtë lapsus të ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit.

Lajmet e fundit nga