LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuland në Kosovë/Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën

10 Korrik 2016, 09:58, Aktualitet CNA

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka deklaruar se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës.

Nuland i bëri këto komente gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

Më parë zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit u takua me Presidentin Hashim Thaçi.

Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë si dhe në reformat e domosdoshme institucionale që kanë të bëjnë me agjendën evro-atlantike të vendit.

Në njoftimin nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se në takimin me Victoria Nuland, u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

?Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara. Në këtë kontekst ajo shtoi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës?, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites, zonja Nuland do të mbërrijë në Tiranë ku për disa orë të qëndrimit në vendin tonë do të zhvillojë tri takime; me liderin e opozitës Lulzim Basha, kryediplomatin Ditmir Bushati dhe në fund me kryeministrin Edi Rama.

Lajmet e fundit nga