Connect with Us

Himarë/Vetëhidhet në humnerë, humb jetën 40 vjecari

Aktualitet

Himarë/Vetëhidhet në humnerë, humb jetën 40 vjecari

Publikuar

-

Një 40 vjecar është vetëhedhur në humnerën e Qeparoit në Himarë duke i dhënë fund jetës. Burime policore bëjnë me dije se viktima Lorenc Dhimuci, rreth 40 vjeç, banues në Himarë , ishte i sëmurë mendorë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, ndërsa policia ka mundur ta gjejë trupin e viktimës sot në mëngjes pas kërkimeve intensive të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.

“Rreth orës 07:14, është marrë njoftimi se është gjetur një trup i pajetë në Himarë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se në dalje të Himarës pranë vendit të quajtur “Qeparo” (në drejtim të Borshit) pranë një shkëmbi, është gjetur një trup i pajetë, i cili i përket shtetasit Lorenc Dhimuci, rreth 40 vjeç, banues në Himarë.

Sqarojmë se shtetasi i mësipërm vuante nga sëmundje mendore. Dyshohet se ky shtetas është vetë hedhur nga shkëmbi, pasi  nga ekspertiza paraprake rezulton se dëmtimet e marra në trup  janë shkaktuar nga hedhja nga shkëmbi.

LEXO EDHE:  Vret veten 15 vjeçari/ Familja e detyron të martohet me nusen e vëllait të vdekur

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Operacioni që vuri në pranga efektivin e RENEA/ Policia informacion zyrtar, ku shitej kokaina

Publikuar

-

Nga

Operacioni që vuri në pranga efektivin e RENEA/ Policia informacion zyrtar, ku shitej kokaina

Policia e Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me operacionin ku u sekuestruan 1 kg kokainë, dhe u arrestua dhe një efektiv i RENEA-s.

Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit “Baron”, ranë në pranga 3 persona. Bëhet fjalë për shtetasit Ded Nimani, Luan Gaçi si dhe efektivi Xhuljo Liçin.

Njoftimi i policise

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BARON”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Luan Gaçi, 43 vjeç, banues në Vorë, Xhuljo Liçi, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe Ded Nimani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

LEXO EDHE:  Vetëvritet me armë zjarri një i moshuar

LEXO EDHE:  Skandal ne Himare/ Kokedhima urdheron grisjen e posterave te kandidates te PD

Në aksin rrugor Tiranë-Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit, shtetasi Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi, me një pako lëndë narkotike Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Liria e medias, gazetarët dhe policia trajnohen së bashku

Publikuar

-

Nga

Liria e medias, gazetarët dhe policia trajnohen së bashku

Shtetet e Bashkuara shënuan përmirësim, duke kaluar nga vendi i 48-të në vendin e 44-të vitin e kaluar, në renditjen për lirinë e medias të organizatës “Reporterët pa Kufij”. Por incidentet e dhunshme të kryera nga autoritetet dhe persona civilë kundër gazetarëve nxitën zyrtarët e zbatimit të ligjit në Xhorxhia për t’u bashkuar me një organizatë jofitimprurëse për një trajnim të përbashkët me gazetarët.

Për gazetarët në Uashington, viti filloi me sulmet ndaj Kapitolit në muajin janar. Më pas, një turmë pro ish-presidentit Trump kaloi barrikada, sulmoi gazetarët si dhe shkatërroi pajisjet e tyre.

Kjo dhunë ndaj gazetarëve erdhi pas verës së viti të kaluar, kur miliona njerëz protestuan për vdekjen e George Floydit në duart e policisë. Dhe policia gjatë këtyre protestave u përplas ndonjëherë me dhunë me protestuesit dhe median.

Kështu zyrtarët e zbatimit të ligjit në Xhorxhia dhe Shoqëria e Gazetarëve Profesionistë (SPJ) shqyrtuan mundësinë për një trajnim.

“Ajo që kemi këtu është një situatë proteste ku policia ka nevojë për të shpërndarë protestuesit. Ata po hyjnë në një zonë ku nuk duhet, ose gjërat kanë filluar të bëhen të dhunshme dhe protesta nuk është më paqësore”, thotë Charlotte Norsworth me Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë.

Ish-presidentja e Organizatës së Gazetarëve Profesionistë në Xhorxhia, Charlotte Norsworth shfaqet në këtë video trajnimi si reportere para një turme protestuesish armiqësorë ndaj policisë.

Kursi në Qendrën e Trajnimit të Sigurisë Publike të Xhorxhias udhëzon të zbatohet ligji në vendin e konfliktit, por gjithashtu u mëson gazetarëve të respektojnë kufijtë ligjorë.

Chadd Wilson, është drejtori i divizionit për trajnimin bazë. Ai thotë se programi ndihmon në kapërcimin e ndarjes midis zbatimit të ligjit dhe mediave.

“Ju e kuptoni se nuk është vetëm një person me një mikrofon në fytyrën tuaj, ose nuk është vetëm një person me një aparat fotografik nga këndvështrimi ynë. Ata janë qenie njerëzore ashtu si ne. Dhe nga perspektiva e medias, mendoj se është e rëndësishme që ata të kuptojnë se ka një qenie njerëzore pas asaj mburoje dhe në fund të ditës të gjithë thjesht duam të bëjmë punën tonë”, thotë Chadd M. Wilson.

LEXO EDHE:  Skandal ne Himare/ Kokedhima urdheron grisjen e posterave te kandidates te PD

LEXO EDHE:  U hodh nga kati i 15 i pallatit/ Zbardhet identiteti i viktimës

Norsworth dhe Wilson bien dakord se ka mosbesim në rritje midis gazetarëve dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit, pasi policia gjithnjë e më shumë është bërë objekt i protestave.

Të dy e cilësojnë këtë trajnim një hap të mirëpritur dhe në drejtimin e duhur.

“Unë mendoj se deri më tani ka qenë vendimi më i suksesshëm, se sa e menduam në fillim të trajnimit”

“Policia dhe gazetarët kanë të drejta që fillojnë dhe mbarojnë në afate shumë specifike. Është një rrugë me dy kalime që kërkon pjesëmarrje dhe respekt si nga policia ashtu edhe nga media. Nuk funksionon ndryshe.”

“Nëse nuk marrim asgjë tjetër përveç linjave të hapura të komunikimit nga kjo, unë mendoj se kemi bërë më shumë sesa shumë njerëz të tjerë kanë arritur ndonjëherë.”

Zoti Wilson thotë se trajnimi gjithashtu ekspozon oficerë nga zonat më rurale në praninë e mediave, që ata zakonisht nuk do të hasnin. Programi fizik është i ri, por modulet e trajnimit në internet janë në dispozicion për të gjithë zbatuesit e ligjit në Xhorxhia./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Covid-19/ Vathi tregon tri pengesat e sezonit turistik

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Vathi tregon tri pengesat e sezonit turistik

Kryetari i Shoqatës së Tur-operatorëve, Besnik Vathi është shprehur se sezoni turistik ka hasur tri pengesa që sipas tij janë tamponi, karantina dhe pengesa e tretë është ndalesa e udhëtimit për arsye joesenceiale.

Vathi më tej në një inetrvsitë për Abc tha se shqetësim mbeten vendet që mbajnë akoma Shqipërinë në hartën e kuqe.

“Këtu bëhet fjalë për tre pengesa që ka, tamponi, karantina dhe pengesa e tretë që nuk përmendet është ndalesa e udhëtimit për arsye joesenceiale. Pra turizmi futet tek arsyet joesenceiale. Shqetësimet janë për ata turistë që do të vijnë. Nëse përmendin Gjermaninë, ajo ka hequr vetëm karantinën, dhe jo ndalesën për të udhëtuar drejt Shqipërisë për arsye joesenciale. Unë do të thoja që lobimi është pjesa më e domosdoshme.

Vazhdimisht është kërkuar me forcë, që Shqipëria duhet të lobojë për të siguruar marrëveshje dypalëshve qoftë me një apo dy vende që kjo situatë të ndreqet, Greqia sot hapi kufirin me RMV, apo Bullgarinë për të pritur Serbët.

Shqipëria vijon të jetë e mbyllur akoma në një kohë kur situatë e infeksioneve është shumë më mirë se sa Greqia. Këtu vazhdojmë të vuajmë pasojat e dogmave shëndetësore kur rezultatet janë shumë të mira”, tha Vathi./CNA.al

LEXO TE PLOTE