Connect with Us

Zgjedhja e Presidentit nga populli/Nisma Blushi, në sirtarët e Kuvendit

Aktualitet

Zgjedhja e Presidentit nga populli/Nisma Blushi, në sirtarët e Kuvendit

Publikuar

-

Nisma për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e Presidentit nga populli, propouar nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, duket se do të mbetet në sirtarët e Parlamentit.

Kjo për shkak se deri më tani vetëm 10 ligjvënës kanë dhënë mbështetjen e tyre për një ndryshim të tillë të Kushtetutës, por firmat e tyre nuk mjaftojnë, pasi duhen edhe të paktën 18 të tilla.

Megjithëse pro zgjedhjes së Presidentit nga populli kanë shprehur mbështetjen e tyre përmes një peticioni online mbi 10 mijë qytetarë, sërisht që nisma të hyjë zyrtarisht në procedurat parlamentare, duhet që të sigurohen firmat edhe të 18 deputetëve të tjerë.

Apelit të bërë nga deputetja Mimoza Hafizi pak ditë më parë në drejtim të PS, PD dhe LSI për t’u shprehur publikisht nëse janë apo jo për zgjedhjen e Presidentit nga populli, të tre partitë kryesore në spektrin politik shqiptar nuk i janë përgjigjur, ose më saktë e kanë anashkaluar si çështje.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Vëmendja e 3 forcave politike është përqëndruar tek reforma në drejtësi, por edhe negociatat politike që po zhvillohen mes aktorëve dhe faktorëve të ndryshëm, që mund të çojnë në një konfigurim të ri të mazhorancës dhe opozitës.

Nuk dihet nëse kjo nismë do të trajtohet në sesionin parlamentar të vjeshtës apo jo, apo thjesht do të mbetet në arkivën e Kuvendit të Shqipërisë vetëm me firmat e 10 ligjvënësve të kësaj legjislature./citynews/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Top Channel si avokat i prokurores së Tiranës

Publikuar

-

Nga

Televizioni Top Channel shpesh është kthyer në një akovat mbrojtës për disa personazhe. Së fundmi ky televizion ka marrë në mbrojtje drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Dy ditë më parë ajo ka qenë pjesë në emisionin “Top Story” ku hetuesit rrëfejnë sesi rekrutoheshin shqiptarët për ISIS. Mes tyre ishte edhe Imeraj, punës së të cilës i bëhët mjaft mirë avokatia dhe reklamimi nga Top Channel.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Emri i saj është përfolur shpesh në media dhe së shpejti pritet që të përballet me vettingun. Në një kohë kur kjo prokurore pritet të kalojë në filtrat  e vettingut ashtu si shumë kolëgë të sajët, Top Channel i bën reklamë dhe i jep suport.

 Televizioni që drejtohet nga Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha është vënë 100% në shërbim të disa personave për interesa personale.

Kur kjo avokati vjen në momentin që drejtori i këtij televizioni ka disa çështje të hapura në porkuorinë e Tiranës, ka dyshime mjaft të forta që prokuoria dhe vetë televizioni po përdorën për interesa të tjera të dyshimta sepse janë disa dhjetra dosje jo vetëm të Ben Blushit, si drejtor i Top Channel por edhe të vetë televizionit apo Vjollca Hoxhës denoncime, kallzime, përplasje apo interesa që lidhen me këta persona dhe të gjitha janë në dorën e Elisabeta i Imerajt dhe prokurorisë së Tiranës.

E mbi të gjitha ky televizion del dhe i bën avokatinë kësaj prokuroreje. Kjo ndodh kur në Prokurorinë e Tiranës po hetohet çështja e Andon Dhimës, kur janë hedhur mjaft dyshime në lidhje me Ben Blushin.

LEXO EDHE:  Denar Biba, mashë politike e Rilindjes

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Kujtojmë që Andon Dhima ka theksuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri dhe nëse do i ndodhë gjë do të drejtojë gishtin nga Ben Blushi. Në prokurorinë e Tiranës ndodhen çështjet e historive rozë të Vjollca Hoxhës e cila ka përdorur emisionin Fiks Fare dhe stafin e saj për interesa mjaft të dyshimta në lidhje me disa prona në Korçë. Në prokurorinë e Tiranës ka disa kallzime të tjera, çështje që ky institucion i ka mbyllur siç janë borxhe, detyrime dhe falsifikime të pretenduara nga palët e treta në lidhje me fatura të papaguara.

Në momentin që janë të gjitha këto, Prokuroria e Tiranës merret në mbrojtje dhe avokatinë ja bën Top Channel. E në rast se Elisabeta Imeraj do të ketë avokatinë e Top Channel, duhet një orë e më parë të largohet nga ai institucion dhe vettingu nuk duhet ta shikojë me syze por me lupë.

Ky është rasti një flagarance, i një televizioni që ka një konflikt të pastër interesi dhe prokurorja përdoret për çështje okulte të dyshimta që lidhen me biznese duke u provuar shpesh herë se ka mbajtur anësi dhe ka ndërhyrë në favor të një pale./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi publikon videon që Veliaj nuk e shfaq/ Jemi drejt gropës

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar një video përmes të cilës nxjerr zbuluar bëmat e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në video shihet qartë se për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Këlliçi thekson se këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica.

Ai thotë se me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës ndërsa në realitet jemi drejt gropës.

“Videot si kjo, Erion Veliaj nuk i shfaq!
Për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Është vetëm një nga hyrjet në Tiranë.
1 betoniere ka një kapacitet maksimal 11 metër kub, ku vetëm 1 m³ ka 2400 Kg. Gjithsej 316,8 ton beton që derdhet në Tiranë në 30 minuta! Pa llogaritur hyrjet e betoniereve nga rr. Durrësit, rr. Dibrës, rr. Elbasanit, etj.
100 foto publikon Veliaj për një tek pemë që mbjell. Pemë që mbillen vetëm në parkun ekzistues të liqenit artificial. Këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica. Makina të tonazhit të rëndë që punojnë orar pa orar, që shkatërrojnë rrugë e shkaktojnë një ndotje akustike të tmerrshme për banorët e Tiranës. Rasti më i afërt për të cilin u njoftova nga banorët, ishte ai në rr. “Nikolla Lena”, ku nuk u vendos asnjë tabelë informuese që njoftonte banorët për bllokimin e rrugës.
Veliaj nuk i fotografon betonieret sepse i prishin imazhin e rremë të gjelbëruesit.
Kjo masakër urbane po e bën Tiranën të pajetueshme, po shkatërron trashëgiminë e saj ndërtimore e kulturore.
Po shqepin kodrat e gjelbëruara të Tiranës për të derdhur lumenj betoni.
Ku janë parqet e reja? Ku janë lulishtet? Ku i kaloni pasditet me fëmijët tuaj? Në kafenetë poshtë pallateve?
Me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës. Në realitet jemi drejt gropes”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu zë ngushtë Bashën/ Kreu i PD nuk tregon asnjë emër oligarku

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive.

Dy ditë më parë Basha ka qenë i ftuar në “Opinion’ përballë një paneli gazetarësh. Gjatë intervistës, gazetarët pyetën Bashën për veprat e tij gjatë kohës kur qendronte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Teksa diskutohej për ndërtimin e shkollave të reja gjatë asaj kohe, analisti Lorenc Vangjeli i kërkoi Bashës emrin e një shkolle që ai ka inaguruar. Stafi i Bashës i çoi gazetari Blendi Fevziut emrin e shkollës “Ahmet Gashi” që e konfirmon dhe Basha por në fakt kjo ishte genjeshtra e rradhës.

Por si qendron e vërteta e inagurimit të kësaj shkollë?

Shkolla “Ahmet Gashi” nuk është ndërtuar e re ashtu siç Basha pretendon, por është bërë vetëm një rikonstruksion i saj nga ana e bashkisë.

Nuk ka asnjë shkollë të rindërtuar apo të ndërtuar nga Basha, por ka vetëm rikonstruksione me fonde qesharake dhe ajo që vlen të theksohet është se rikonstruksioni i kësaj shkolle zgjati tre vite.

LEXO EDHE:  Ben Blushi: Sot do i them të gjitha

LEXO EDHE:  Largimet e bujshme/ Pse ka plasur konflikti i aktorëve të Portokallisë me Ben Blushin?!

Për shkollën “Ahmet Gashi”, bashkia e Tiranës me në krye Bashën në atë kohë kishte planifikuar shuma qesharake për vitin 2014 shumën 11.006.652 lekë, për vitin 2015 shumën 8.000.000 lekë dhe për vitin 2016 shumën e 10.000.000 lekëve.

Pra Basha në atë kohë ka inaguarar vetëm rikonstruksionin e kësaj shkolle dhe jo ndërtimin e saj siç ai e shet paturpësusht nëpër emisionet televizive./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE