LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Ja ku ishte e fshehur droga e kapur në portin e Durrësit

9 Korrik 2016, 07:19, Aktualitet CNA

Policia Kufitare dhe Sektori për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Doganën që mbikqyr sistemin e skanerit, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë  të shtetasit Robert Resuli  48  vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi: Në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin tip Benz me targa AA 283 MZ, në brendësi të ngarkesës me aksesorë mobiliesh, me drejtues shtetasin Robert Resuli, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 457 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale?Trafikimi i lëndëve narkotike? e mbetur në tentativë  parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

VIDEO

 

Lajmet e fundit nga