LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Do dyfishojmë prezencën ushtarake në Afganistan

9 Korrik 2016, 11:06, Aktualitet CNA

Shqipëria do të dyfishojë prezencën e trupave të saj për stabilitetin në Afganistan. Kjo është deklaruar nga Kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të punimeve të Samitit të NATO-s, që po zhvillohet në Varshavë.

Kreu i Qeverisë shprehu angazhimin eShqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve  në Afganistan.

“Shqipëria është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm”, tha Rama.

Ai shtoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj.

Lajmet e fundit nga