LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fushë-Krujë/Plagosen dy vëllezër, policia nis hetimet

9 Korrik 2016, 10:13, Aktualitet CNA

Dy vëllezër 28 dhe 41 vjeç janë plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në tregun e Tapizës në Fushë-Krujë, ku sipas policisë, vëllezërit

K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç,  banues në Tiranë, janë plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Kjo e fundit bëri të ditur se të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Efektivat e Policisë kanë shkuar menjëherë në  vendngjarje ku po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Specialistët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Lajmet e fundit nga