LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topi pro reformës në drejtësi, por vetëm mund ta mbështesë moralisht!

8 Korrik 2016, 10:50, Aktualitet CNA

Zërave apo apeleve për miratimin e reformës në drejtësi më 21 Korrik nga Kuvendi i Shqipërisë, i është shtuar edhe ish-Presidenti Bamir Topi, që sot drejton Frymën e Re Demokratike.

Nga qyteti i Vlorës ku ishte në një takim me strukturat partike, Topi tha se mbështet reformën në drejtësi. Por mbështetja e ish-Presidentit duket se është thjesht morale, pasi ai nuk mund të ndihmojë procesin.

Kjo për shkakun e thjeshtë, partia që drejton Bamir Topi nuk ka asnjë deputet në Parlament, ndaj ai s?mund të ndihmojë më tepër mazhorancën në miratimin e reformës në drejtësi, pa një konsensus me opozitën.

Sa keq që FRD e drejtuar nga ish-Presidenti nuk ka ndonjë deputet në Kuvend, pasi të paktën mund të hiqte dhimbjen e kokës për Kryeministrin apo diplomatët që po insistojnë në miratimin e reformës me çdo kusht, pavarësisht mungesës së konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës.

09:55 Aktualitet

Basha takon Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...

Lajmet e fundit nga