LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria po përgatitet të marrë të pandehur Ramën

8 Korrik 2016, 16:17, Aktualitet CNA

Burime të besueshme nga organi i akuzës tregojnë se Prokuroria e Përgjithshme së shpejti do të marrë të pandehur Kryeministrin Edi Rama. Pritet edhe një shkresë nga SHBA, ndonëse Albi Serani, zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm i tha BIRN se sipas procedurës, nevojitet rreth një muaj për të verifikuar kallëzimin.

?Gjatë kësaj kohe prokurorët do të duhet të vendosin nëse ka elementë kriminalë dhe nëse do të hapin hetime apo jo?, shpjegoi ai. Por nuk e thotë çka po përgatitet në dosje.

Partia Demokratike e ka kallëzuar penalisht kryeministrin se ka financuar 80 mijë dollarë nëpërmjet një biznesmeni grek dhe shqiptaro ?amerikanit Bilal Shehu për të marrë pjesë në një takim elektoral të presidentit Obama në San Francisko dhe për të bërë një foto me të.

Një gjykatë në Nju Xhersi e shpalli fajtor Bilal Shehun, pasi ai pranoi se i kishte marrë paratë për të siguruar hyrjen në takim të një shtetasi shqiptar në tetor të vitit 2012. Ai pranoi se shtetasi shqiptar nuk ishte lejuar të hynte në takim, pasi e ndalonte ligji elektoral amerikan, por kishte bërë një foto me presidentin Obama.

Autoritetet amerikane nuk kanë publikuar emrin e shqiptarit, por opozita në Shqipëri thotë se të gjitha të dhënat të çojnë tek emri i kryeministrit Edi Rama, në atë kohë kryetar i opozitës. Ai e përdori foton me Obamën për fushatë elektorale dhe një media amerikane shkruajti fillimisht se për këtë foto Rama kishte paguar 80 mijë dollarë nëpërmjet Bilal Shehut.

Hetimet e FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuluan se Shehu i kishte marrë paratë në fund të shtatorit 2012 me transfertë bankare për të blerë dy bileta për një aktivitet për mbledhje fondesh për presidentin Obama. Biletat ishin në emër të tij dhe të bashkëshortes. Bileta e bashkëshortes është përdorur për shtetasin shqiptar që bëri foton me Obamën, sipas zbulimeve të FBI.

Shehu do të njihet me dënimin më 5 tetor. Ai rrezikon të dënohet me 5 vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.

Zyra e kryeministrit Rama i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se nuk ka bërë asnjë financim të paligjshëm në fushatën e presidentit Obama dhe se vetë Rama nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet elektoral të Obamës. Më herët, në një intervistë në Top Story, Rama kishte pranuar se foton me presidentin Obama e kishte bërë në të njëjtin aktivitet për të cilin po hetohet Bilal Shehu.

Opozita thotë se Rama ka shkelur tre ligje në Shqipëri dhe ligjin federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkelje të ligjit federal akuza ndaj Ramës pati edhe nga kongresmeni amerikan, Danna Rohrabacher, i cili ishte i pari që i kërkoi FBI ?së të hetonte rastin e fotos së Ramës me presidentin Obama dhe të financimit të bërë nga Bilal Shehu, që në mënyrë të paligjshme kishte dërguar në takimin për mbledhjen e fondeve një shtetas shqiptar.

Për këtë histori shkruan mediat me prestigjoze botërore.

Nëse Rama merret i pandehur nga prokuroria situata politike do të komplikohet dhe ka mundësi që kryeministri , edhe për këtë arësye, ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Koha Jone

Lajmet e fundit nga