LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emrat/ Drogë me vlerë 1 milion paund në qeset e plehrave, arrestohen 3 shqiptarë në Britani

8 Korrik 2016, 16:47, Aktualitet CNA

Policia britanike ka bërë të mundur arrestimin e tre shqiptarëve, pasi akuzohen për trafik lënde narkotike.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar ishin emigrantë të paligjshëm. Burimet bëjnë me dije se në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Marjan Deda, 23 vjeç, Sander Lleshi, 23 vjeç dhe Ariolt Kuka, 22 vjeç.

Ata ishin pjesë e një bande kriminale e kapur me më shumë se 15 kg kokainë në çantat e plehrave. Arrestimet e grupit u bënë më 4 korrik nga policia londineze. Vlera e drogës besohet se kap vlerën e rreth 1 milion paundve.

Lajmet e fundit nga