LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Bylykbashi: Formula jonë largon ndikimin politik dhe garanton profesionalizmin

7 Korrik 2016, 13:37, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, njëherësh edhe nënkryetari i komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, tha sot se formula e paraqitur nga PD largon ndikimin politik dhe garanton profesionalizmin.

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi tha se PS vijon të spekulojë duke pretenduar që ti hedhë hi syve të publikut se qenka një propozim që përfshin politikën në procesin e vetingut.

?Partia Socialiste vijon të spekulojë duke pretenduar në mënyrë të gënjeshtërt dhe duke u përpjekur si gjithmonë që të hedhë hi në sytë e publikut shqiptar se propozimi i Partisë Demokratike, që është propozim më shumë se dy javor, i kundërshtuar pa asnjë argument deri më sot, se qenka një propozim që përfshin politikën në procesin e vetingut. Ky është një pretendim dhe një gënjeshtër flagrante. Dua të bëj shumë të qartë që propozimi ynë, dhe që është qendrim parimor i yni, është që në procesin e vetingut dhe në përzgjedhjen e komisionerëve që do bëjnë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurororëve, partitë politike nuk do kenë asnjë rol, as në ardhjen e kandidaturave dhe as në filtrimin e kandidaturave që përputhen me kriteret kushtetuese dhe ligjore. Në këtë proces, partitë politike, qoftë në maxhorancë apo qoftë në opozitë, nuk duhet të kenë rol dhe propozimi i PD përcakton ekzaktësisht këtë?, u shpreh Bylykbashi

Më tej ai theksoi se: ?Së dyti, në propozimin që bëjmë ne për të cilin do të keni më shumë detaje në prezantimin që do të bëhet nesër, nëpërmjet votës sekrete në përzgjedhjen e kandidatëve që do të votohen nga Parlamenti, garantohet diçka thelbësore; pamundësia e plotë për të etiketuar politikisht secilen prej 12 kandidaturave që do të dalin për komisionin e vetingut. Pra vota sekrete e garanton katërcipërisht këtë. Nuk do të jetë e mundur të etiketohet askush?, tha ai

Sipas tij, parlamenti i Shqipërisë është parashikuar që në fillim që të jetë ai që do të përzgjedhë midis kandidaturave profesionale dhe kjo nuk do të thotë aspak politizim. Ai tha se filtrimi jo nga partitë, por nga Gjykata Kushtetuese, me monitorim ndërkombëtar, do të garantojë që kandidaturat te jenë jashtë çdo ndikimi politik, pra e theksoj që ky proces largon maksimalisht politikën nga përzgjedhja e këtyre kandidaturave.

Bylykbashi nënvizoi edhe faktin se PD ka lëvizur nga vendet e rezervuara, por propozimi i tyre që garanton në mënyrë të plotë zbatimin konsenguent të paragrafit 88.

?E fundit që dua të theksoj është që me propozimin që ne bëmë dje publik, PD ka lëvizur nga propozimi i bërë nga OPDAT dhe Euralius dhe i pranuar prej nesh që në shkurt, i mishëruar edhe në draftin e paraqitur nga Partia Demokratike në muajin maj, i vendeve të rezervuara, një propozim qartazi i ndërkombëtarëve, sipas tyre, në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias. Propozimi që bëjmë sot është lëvizje nga modeli i vendeve të rezervuara por që garanton në mënyrë të plotë zbatimin konsenguent të paragrafit 88, duke garantuar çdo gjë që parashikon Komisioni i Venecias dhe duke qënë i tillë është absolutisht oferta jonë e kompromisit.?, përfundoi ai

Lajmet e fundit nga