LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënshkruhet memorandumi për kontrollin kufitar mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Kosovës

7 Korrik 2016, 13:59, Aktualitet CNA

Në anën e kufirit të Kosovës, Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Haki ÇAKO dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës, Shpend MAXHUNI kanë firmosur Memorandumin mbi ?Procedurën e përbashkët për organizimin e shërbimeve të kontrollit kufitar të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Kosovës, në PKK (Morinë ? Vermicë), në territoret respektive?.

Miratimi dhe zbatimi i këtij Memorandumi ka përparësi në:

– Aplikimin e kontrollit kufitar të njerëzve dhe mjeteve në një pikë të përbashkët, duke minimizuar vonesat që mund të krijohen nga kontrolli i dyfishtë si nga pala shqiptare ashtu edhe ajo kosovare;

– Kontrollin e pasagjerëve në një pikë të përbashkët që mundëson përpunimin e qytetarëve pa ndalesa në dy anët e kufirit; – Komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit të drejtpërdrejtë ndërmjet punonjësve të Policisë kufitare, që do të ketë rezultate konkrete për mbarëvajtjen e punës dhe do të zgjidhë mosmarrëveshjet e mundshme;

– Lehtësimin e lëvizjes në dy anët e kufirit duke kontribuar pozitivisht në shkëmbimet kulturore, turistike, ekonomike, etj.; – Lehtësimin e lëvizjes së pasagjerëve që do të mundësojë shtimin e numrit të qytetarëve të BE, të cilët hyjnë në vendin tonë duke përdorur linjat tokësore dhe ajrore të Kosovës. Drejtorët e Policive të dy vendeve përkatëse , Z. MAXHUNI dhe Z. ÇAKO kanë vlerësuar mjaft të suksesshëm bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës duke theksuar se të dy institucionet zbatojnë e do të zbatojnë me korrektësi rekomandimet e BE-së për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar dhe krijimin e një ambienti të sigurt. Bashkëpunimi ndërmjet Policive të dy vendeve është cilësuar si nga më të suksesshmit e arritur në bashkëpunimin ndërkufitar.

?Në kufi kemi Patrulla të Përbashkëta, Qendra të Përbashkëta të Shkëmbimit të Informacionit, përdorim të përbashkët të pajisjeve të kontrollit e mbikëqyrjes kufitare dhe Kabina të përbashkëta. Duke vlerësuar punën e bërë deri tani, ne pranojmë me kënaqësi se shërbimet kufitare të dy vendeve tona janë në gjendje të marrin përsipër përgjegjësinë për sigurinë e kufijve në përputhje me kërkesat e BE-së për kontrollin e kufijve?, u pohua gjatë takimit. Ky Memorandum u firmos në kuadër të vazhdimit të realizimit të detyrave të lëna gjatë takimit mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Edi RAMA dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës SH.T.Z. Isa MUSTAFA, ku mes të tjerave është diskutuar dhe çështja e Kabinës së përbashkët policore në kufirin Vermicë-Morinë, nga dy vendet përkatëse. Në fund të takimit palët pjesëmarrëse ritheksuan bashkëpunimin dhe angazhim maksimal lidhur me zgjidhjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të shërbimeve në pikat e kontrollit kufitar mes dy vendeve, Shqipëri-Kosovë.

Lajmet e fundit nga