Connect with Us

Makaronat nuk ju shëndoshin, përkundrazi ju ndihmojnë të bini në peshë

Shëndeti

Makaronat nuk ju shëndoshin, përkundrazi ju ndihmojnë të bini në peshë

Publikuar

-

Kemi dëgjuar shpesh se konsumimi i makaronave na bën të shtojmë peshë. Në fakt kjo është një ide e gabuar. Vitet e fundit gjithmonë e më shumë njerëz kanë përjashtuar makaronat nga regjimi i tyre, me frikën se mund të shëndoshen. Një studim i ri italian tregon se konsumimi i makaronave nuk sjell shtim në peshë, madje mund t’ju ndihmojë në uljen e shanseve për obezitet.

Një studim i kryer në më shumë se 23,000 njerëz ka treguar, se hipoteza që konsumimi i makaronave është i lidhur dhe vendosjen e sasive të dhjamit në pjesën e belit dhe fundshpinë nuk është e vërtetë, madje konsumimi i pastës ndihmon në një menaxhimi të mirë të peshës trupore, ashtu siç bëjnë dhe shumë ushqime të dietës mesdhetare

Sipas të dhënave shijimi i makaronave varet nga individët, por ky ushqim ndihmon në një masë trupore të shëndetshme dhe në një raport më të mirë në perimetrin e belit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19

Publikuar

-

Nga

Efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19

Personat e intubuar e të shtruar në spital për javë të tëra pa lëvizur, ngrënë apo folur siç duhet vazhdojnë ende t’i ndjejnë pasojat e koronavirusit. Disa nga efektet afatgjata të koronavirusit janë lodhja, gulçimi, dhimbja e muskujve, e kokës, ekuilibri i dobët dhe humbja e kujtesës.

Shumë njerëz me simptoma serioze të Covid-19-s po përballen me efektet e tij afatgjata disa muaj pas daljes nga spitali.

Në Barcelonë, 56-vjeçari Pablo Aguilar është njëri prej tyre. Ai kaloi tre muaj në spital, prej të cilëve një muaj nën kujdes intensiv. Tashmë kanë kaluar pesë muaj që kur ai doli nga spitali.

“Jam befasuar sepse kam menduar që në këtë pikë do të isha në gjendje të ecja më mirë. Efektet afatgjata që kanë mbetur janë të mëdha. Lodhem dhe kam frikë të dal vetëm në rrugë. Kam një qen të vogël dhe më duket përgjegjësi e madhe ta nxjerrë jashtë. Nuk guxoj ta bëj këtë”.

Zoti Aguilar është pjesë e një grupi pacientësh që i mbijetuan Covid-19 dhe që po rehabilitohen në një spital publik të Barcelonës. Aktivitetet përfshijnë ushtrime për të forcuar muskujt dhe për të përmirësuar ekuilibrin dhe aftësitë e tyre aerobike.

Një tjetër pjesëmarrëse, 49-vjeçarja Eulalia Canela, nënë e dy fëmijëve, me profesion infermiere, u infektua ndërsa po kujdesej për pacientët me koronavirus. Ajo nuk u shtrua kurrë në spital, por vuante nga pneumonia dhe qëndroi në shtrat një muaj.

Në verë, kur mendoi se po përmirësohej, vuri re simptoma të reja si rënia e flokëve, mpirja e duarve dhe dhimbjet e muskujve. Asnjë ditë nuk më kalon pa dhimbje koke, thotë ajo. Kohët e fundit mjekët zbuluan se mushkëritë e saj nuk po funksiononin si duhet, duke ndikuar tek veshkat e saj.

LEXO EDHE:  Moska nuk toleron; asgjëson edhe produktet perëndimore për sportistët

LEXO EDHE:  Vini re! Ja si mund të shmanget helmimi nga ushqimet

“Koha e aktivitetit fizik zvogëlohet në tre ose katër orë (në ditë). Pjesën tjetër të kohës duhet të pushoni. Vje darka dhe duhet t’u kërkoj fëmijëve që ta përgatisin vetë ushqimin sepse nëna e tyre nuk mund të ngrihet nga divani”, thotë infermierja Eulalia Canela.

Mjekja Ester Marco mbikëqyr programin e rehabilitimit në të cilin po merr pjesë zonja Canela. Edhe ajo ishte infektuar me Covid-19 në pranverë, por ndryshe nga pacientët e saj, ajo u shërua shpejt dhe tashmë është kthyer në punë.

“Ne kemi dy grupe të mëdha pacientësh, pacientë të patrajnuar (nga të trajtimi në kujdesin intensiv për shembull) të cilët lodhen dhe kanë dhimbje muskulore dhe kanë vështirësi me frymëmarrjen edhe kur pushojnë. Dhe kemi një grup tjetër pacientësh që kanë vështirësi në gëlltitje ose vështirësi në të folur”.

Zonja Marco vlerëson se rreth 15-20 për qind e pacientëve me Covid-19 të cilët u shtruan në spital do të kenë nevojë për rehabilitim serioz.

Spanja renditet e gjashta në botë për nga numrin i rasteve me koronavirus, me mbi 1.6 milionë njerëz të infektuar që nga fillimi i pandemisë./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid- 19/ Vdekjet mbeten të larta në Shqipëri, shqetësuese situata në spitale

Publikuar

-

Nga

Covid- 19/ Vdekjet mbeten të larta në Shqipëri, shqetësuese situata në spitale

Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus, po vijnë duke u ulur, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i lartë e po ashtu shqetësuese është dhe situata në spitale e veçanërisht me të sëmurët në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit autoritetet njoftuan për 16 persona të cilët kanë humbur jetën: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç. Një ditë më parë, u rregjistruan 18 viktima.

Shtrimet në spitale vijojnë të rriten. Deri të shtunën pasdite në të tre spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike, ndodheshin 471 pacientë. Por ajo që duket më problematike, është se vijojnë të shtohen dhe ata që janë në gjendje të rëndë. Autoritetet bënë të ditur se në terapi intensive janë 27 pacientë dhe 9 të intubuar.

Për të katërtën ditë radhazi, numri i rasteve të reja erdhi duke u reduktuar, ndërsa po ashtu dhe testimet janë tkurrur, me 545 të infektuar që rezultuan nga 2026 tamponë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se “rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë”.

LEXO EDHE:  Ja si të shtoni në peshë

LEXO EDHE:  Qepët janë ushqimi më i shëndetshëm që mund të konsumoni

Krahasuar me një ditë më parë dhe pozitiviteti ka rezultuar në rënie, 26.9 përqind, nga 30 përqind që ishte një ditë më parë. Pozitiviteti (raporti mes rasteve të konfirmuara dhe testimeve) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përfitimet çudibërëse të lëkurës së portokallit

Publikuar

-

Nga

Lëkura e portokallit është e pasur me veti medicinale, kështu që nuk duhet të humbni të gjithë atë potencial. Me të, për shembull, ju mund të përgatisni një çaj të fuqishëm, veçanërisht për ata që kanë migrenë ose kolesterol të lartë. Qërimi i portokallit mund të krahasohet me lëkurën e mollës kur bëhet fjalë për vetitë medicinale.

Marrja e rregullt e tij optimizon traktin tretës. Ajo largon gazrat, urthin, skuqjen e acidit dhe të përzierat, gjithashtu ndihmon në ekuilibrin e oreksit.Eksperimentet tregojnë gjithashtu se ky produkt natyral është shumë i dobishëm në luftën kundër kolesterolit dhe triglicerideve, madje edhe te njerëzit që vuajnë nga këto kushte për shkak të peshës së tepruar të trupit.

LEXO EDHE:  Qepët janë ushqimi më i shëndetshëm që mund të konsumoni

LEXO EDHE:  Njihuni me bananen që hahet me lëkurë

Dhe çaji mund të pasurohet me karafil, i cili është anti-inflamator dhe antioksidues (parandalon plakjen e qelizave). Përveç trajtimit të migrenave dhe uljes së kolesterolit, çaji i lëvozhgës portokalli me karafil ka shumë përfitime të tjera.Trajton sëmundje si:

1-Artriti

2-Acidi urik i tepërt

3-Ndalon problemet e zorrëve

4-Hipertensioni (presioni i lartë i gjakut)

5-Ethet

6-Dobësi

7-Gurë në veshka

8-Ulçera, mbipesha

9-Përveç gjithë kësaj, është tretës dhe anti-inflamator. / CNA.al

LEXO TE PLOTE